Skip to content

Fituesit e primareve që mbetën jashtë listave (emrat)

Në Tiranë, emrat më të votuar të Partisë Demokratike gjatë procesit të primareve, si Jorida Tabaku, Ilir Alimehmeti, Hysen Kadiu dhe Grigels Muçollari, nuk u përfshinë në listën e sigurt për deputetë të Qarkut Tiranë, e cila është mbushur me figura besnike dhe aleatë të Sali Berishës.

Hysen Kadiu, më i votuari në primare, u tërhoq nga gara, duke akuzuar për shkelje të fjalës së dhënë. Ndërkohë, Tabaku, Alimehmeti dhe Muçollari do të përballen me njëri-tjetrin dhe me emra të fortë si Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi, në përpjekje për të siguruar mandate nga aleanca opozitare në kryeqytet.

Related article  PAMJET e rënda - Dhunohet operatori i një guide turistike polake në Përmet

Fituan primaret, por jo listat

Një situatë e ngjashme po ndodh në qarqe të tjera, ku shumica e fituesve të primareve janë lënë jashtë listave të siguruara të PD-së ose janë futur në lista të hapura, ku shanset për të fituar mandate janë të vogla.

Rasti më flagrant: Elbasani

Në Elbasan, Dashnor Sula, që mori më shumë vota se 22 kandidatët e tjerë në primare, u njoftua disa orë para mbylljes së listave se nuk do të ishte fare kandidat. Pas 20 vitesh si deputet i PD-së, Sula u largua për t’iu bashkuar forcës politike “Shqipëria Bëhet,” duke kandiduar kundër PD-së në këtë qark.

Related article  Gazetari i njohur humb njeriun e zemrës (FOTO)

Dibra: fituesi jashtë listave

Në Dibër, Ilir Krosi, që fitoi primaret me 578 vota, nuk u përfshi në asnjë listë të PD-së. Ndërkohë, rivalja e tij, Denisa Vata, me vetëm 362 vota, u përfshi në listën e mbyllur si kandidate e sigurt.

Korça: përjashtime të njëpasnjëshme

Në Korçë, Fidel Kreka, i treti mes 18 kandidatëve, dhe Edmond Spaho, që doli i dyti, nuk arritën të sigurojnë vend në listën e mbyllur.

Vlora: demokratët jashtë, aleatët brenda

Në Vlorë, Manjola Nikollo, një nga më të votuarat në primare, nuk është përfshirë në listat e PD-së. Në vend të saj, aleati i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka siguruar një vend të mbyllur.

Related article  'Nuk kam frike nga...' Avokatja qe cmend rrjetin me fotot e saj i shpall sfide Berishes per kreun e PD

Fieri: gruaja më e votuar që nuk hyri në lista

Në Fier, Elisabeta Rredhi, gruaja më e votuar nga demokratët në primare, mbeti jashtë listave të PD-së. Ndërkohë, brenda mandateve të sigurt, Partia e Lirisë e Ilir Metës ka vendosur Brunilda Haxhiun.

Demokracia e primareve e zhgënjyer

Publikimi i listave me 186 kandidatë për zgjedhjet e 11 majit konfirmoi paralajmërimet e mëhershme. Procesi i primareve, i nisur si një akt demokracie, u zhvlerësua tërësisht, duke lënë jashtë shumicën e fituesve.

Published inLajme