Skip to content

Fituesit e primareve do të jenë në listat e sigurta? Berisha: Gara nuk u bë për këtë qëllim, por…!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se procesi i primareve nuk është organizuar për të siguruar vende në listat e sigurta, por theksoi se ata që kanë marrë më shumë vota do të jenë deputetë në Kuvend.

Related article  'Mjeket e dinin qe ai...' Vrau gruan para dy fëmijëve, Lulzim Toçi vret veten në burgun italian sapo e nxorren nga...

Ai shpjegoi se përpilimi i listave të mbyllura do të bazohet në këtë kriter kryesor, ndërsa pranoi se faktorë të tjerë, si aleatët, do të ndikojnë gjithashtu në përpilimin e listave.

Berisha siguroi se kuotat për gratë dhe të rinjtë do të respektohen në këtë proces.

Related article  Në spital prej tre javesh, Arta Dade rrefen se cfare po ndodh me Fatos Nanon dhe sekretin qe fshihej nga familja

“Kjo garë nuk u bë për të qenë në listat e sigurta. Ai që merr më shumë vota do jetë deputet në Kuvend. Në përpilimin e listave të mbyllura ky është një kriter kryesor.

Related article  Zbulohet trashegimtari i Ilir Beqajt, hetohet nga SPAK qeveria i jep para per te blere lirine e ish ministrit

Ka edhe faktorë të tjerë si aleatët aty. Por po, ky do të jetë kriter. Kuotat ama do të respektohen”, tha Berisha.

Published inLajme