Skip to content

FIER/ Bashkëshortja e nxori në pritë 40-vjeçarin, i dashuri 25-vjeçar e qëlloi me armë para syve të djalit të tij dhe i mori gruan!

Personat që shihni në foto janë Klement Beqaj dhe Melisa Beluli, të cilët janë shpallur në kërkim nga blutë e Fierit pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin plagosën një 40-vjeçar i identifikuar si Gledi.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën. Pas një operacioni që zgjati disa orë nuk është mundësuar heqja e një plumbi në bark.

Ngjarja e rëndë u regjistrua disa ditë më parë në qytetin e Fierit në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Zogut të Zi”. Klement Beqaj, shkoi në lokalin ku ndodhej 40-vjeçari dhe e qëlloi me armë zjarri.

Related article  Tërmete në Kretë, lëkundja e fortë ndjehet në të gjithë ishullin

Sipas dëshmitarëve, Beqaj i mbështeti pistoletën në trup dhe e goditi, ndërkohë mësohet se në momentin kur dhe ndodhi ngjarja e pranishme ka qenë edhe ish-bashkëshortja e 40-vjeçarit, Melisa Beluli e cila dyshohet se është partnerja e autorit.

Related article  'Ish banorja e Big Brother i kapi per flokesh vajzen dhe...', reagon nena e tmerruar: Po me dridhen duart, asaj VIP-ses do ia...

Pas ngjarjes Melisa Beluli u largua drejt Patosit së bashku me partnerin e saj, Klement Beqaj, ndërkohë 40-vjeçari është duke “luftuar” prej ditësh për jetën në Spitalin e Traumës.

Dyshohet se  ajo mund të ketë luajtur një rol të rëndësishëm në ngjarjen e rëndë, duke ndihmuar autorin që ta nxirrte viktimën në pritë, duke e informuar për lëvizjet e ish-bashkëshortit të saj.

Related article  Foto e darkës ‘romantike’ të Ramës me çiftin Soros në Dhërmi, ja per cfare diskutuan (Shikoni si jane ulur)

Ajo që e bën më tragjike këtë ngjarje është fakti se 40-vjeçari i cili sipas dëshmitarëve është një baba shembullor dhe punëtor, u qëllua para syve të fëmijës së tij 10-vjeçar.

Policia i ka shpallur në kërkim dy të rinjtë dhe ka kërkuar dhe ndihmën e qytetarëve të cilët nëse i shohin të lajmërojnë autoritetet në numrin 129.

Published inLajme