I FUNDIT

Të sht*na me a*më në Sopot të Bulqizës
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sopot të Bulqizës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person, ndërsa një tjerë ka mbetur i plagosur. Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se y persona dyshohet se ishin në gjueti.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet informacion zyrtar nga policia për dinamikën e konfliktit dhe identitetin e personave të përfshirë.

Meta për Azem Hajdarit: Mund të ndalohej, por Fatos Nano nuk donte të
Ilir Meta pretendon se i është bërë presion që të mos zbardhte vrasjen e Azem Hajdarit, 28 vite më parë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta thotë se ngjarja mund të ishte parandaluar. Sipas Metës, vrasja e Hajdarit ishte politike, por personi më i painteresuar sipas tij, ishte Fatos Nano.

Milani përgatitet për një lëvizje të rëndësishme në merkato, teksa kuqezinjtë kanë vënë në shënjestër yllin e Manchester City

Ndodhën dy ngjarje që nuk duhej të ndodhnin, por të kushtëzuara nga njëra-tjetra (shkak-pasojë), vrasja e Azem Hajdarit ishte një ngjarje e paralajmëruar që duhej të ishte parandaluar.

Vrasja e tij nuk ishte produkt i një konflikti “tropojanësh”, por e qëndisur me kujdes nga duar të padukshme dhe mjeshtërore që shfrytëzuan persona të caktuar, për të arritur objektivat e tyre.

Më duhet të theksoj, se personi më i painteresuar të ndodhte një gjë e tillë, ishte Fatos Nano.

Por përmasat e kësaj vrasje, vendi ku ndodhi, mosndalimi i automjeteve dhe fakti se disa prej tyre ishin drejtues policie, vetvetiu do të bënin si përgjegjës politik për këtë vrasje, Kryeministrin dhe jo Ministrin e Brendshëm që ishte më shumë figurë teknike nga një parti aleate.

Por, midis 12 dhe 14 Shtatorit qëndron 13 Shtatori, i cili ishte i rëndësishëm për t’i lidhur dy ngjarjet.

Paraditen e 13 Shtatorit, shpërthen një llavë revolte e militantëve të Partisë Demokratike drejt Kryeministrisë, duke paralajmëruar kështu “tsunamin” për ditën tjetër.

Në mbrëmje, Kryeministri Nano, na bëri një mbledhje në zyrën e tij, ku merrnin pjesë disa anëtarë të Qeverisë dhe të Kryesisë së Partisë Socialiste.

Pasi bëri një vlerësim të rrezikshmërisë së lartë të situatës dhe potencialit të paparashikueshëm e destabilizues për të nesërmen, ai na njohu me një takim që kishte patur me dy nga ambasadorët më të rëndësishëm në Presidencë për situatën.

Një prej tyre i kishte sugjeruar të jepte dorëheqjen me qëllim ç’tensionimin e situatës, pasi ngjarja e ndodhur ishte shumë e rëndë.

“Dakord, – u kishte thënë Nano, “po kujt t’ja le Qeverinë?”

Kur Fatosi përmendi një emër që i kishin sugjeruar, të gjithë ata që mezi prisnin t’i zinin vendin, brofën në këmbë dhe thanë, në asnjë mënyrë, e kështu Nano iu bind këtij qëndrimi.

Se cili ishte emri nuk ka rëndësi, se në çdo rast do ishte Partia Socialiste që do të zgjidhte Kryeministrin pasues.

Por u humb një mundësi e madhe për të shmangur 14 Shtatorin e pasojat e tij dhe për këtë ishte përgjegjësia e të gjithë ne atë mbrëmje, që nuk gjykuam më thellë dhe nuk parashikuam pasojat.

Do të kishte qenë shumë më mirë për vendin, por edhe vetë Nanon, që të jepte dorëheqjen atë mbrëmje dhe jo disa ditë më vonë. Të vazhdojmë me çështjen Hajdari.

Kur unë u bëra Kryeministër një vit më vonë, në Tetor 1999, çështja Hajdari ishte “patatja më e nxehtë” që kërkonte drejtim. Interesi dhe presioni ndërkombëtar për këtë çështje ishte i fortë dhe konstant. Po kështu edhe presioni i brendshëm nga opozita.

Menjëherë bëra takim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe grupin e pesë prokurorëve të çështjes Hajdari që drejtohej nga Haxhi Giu, nëse unë nuk gaboj.

Qëllimi i takimit ishte nxitja e tyre për zbardhjen e plotë të çështjes dhe sa më shpejt, pasi çështja Hajdari ishte një kosto shumë e rëndë për shtetin dhe Qeverinë socialiste.

Po kështu, dëgjova të gjitha kërkesat e tyre pikë për pikë edhe ato personale. Interesante është se një nga Prokurorët e çështjes, përmes një këshilltarit tim, më kërkoi një takim konfidencial. Gjatë takimit ai më bëri një pyetje të çuditshme, se a e kisha seriozisht kërkesën për zbardhjen e plotë të çështjes apo thjesht se ashtu më duhej të flisja.

Natyrisht që u bind se sa e domosdoshme ishte zbardhja e shpejtë e çështjes, pasi po vriteshin disa nga autorët dhe dëshmitarët e çështjes.

Në të njëjtën kohë nisën të shpikeshin disa skandale kundër Ministrit të Mbrojtjes, Hajdaraga dhe Ministrit të Financave, Anastas Angjeli, që njiheshin si miqtë e mi të afërt në atë kohë. Madje arritën deri atje sa të nxirrnin një gjeneral në media, me uniformë, të sulmonte Ministrin. E gjitha ishte një presion i orkestruar kundër meje, që të mos shtyja përpara hetimet për vrasjen e Hajdarit.

Atëherë përgjigjia ime ishte ballore, në një mbledhje të Qeverisë, të hapur për mediat, ku deklarova se ne do të gjejmë jo vetëm vrasësit e Azem Hajdarit, por edhe vrasësit e vrasësve të tij.

Më vonë u informova për vendndodhjen e Jaho Salihit, një prej të akuzuarve kryesorë.

U dhashë ultimatum personave përgjegjës, se nëse atij i ndodhte gjë dhe brenda 48 orësh nuk i dorëzohej drejtësisë, do t’i bëja përgjegjës publikisht. Fatmirësisht, nuk pati surpriza dhe arrestimi, le të themi, shkoi sipas parashikimit. Ky ishte moment i rëndësishëm jo vetëm për mbylljen e çështjes Hajdari, por edhe për të shkarkuar një pjesë të përgjegjësisë shtetërore për atë që ndodhi në 12 Shtator dhe që duhej të ishte parandaluar.

Qëllimi i këtij shkrimi është jo vetëm për të thënë disa të vërteta, sot në kohën e gënjeshtrave, por mbi të gjitha për të theksuar se edhe 12 Shtatori e 14 Shtatori 1998, por edhe 21 Janari 2011, mund dhe duhej të parandaloheshin.

Dhe meqënëse fjala gjeopolitikë këto kohë mbizotëron, nuk duhet të harrojmë se në fund të vitit 2010, kishte nisur edhe Pranvera Arabe”-shkruan Meta.

Historia e Saimir Vishajt: Si u bë avokat, për shkak të vrasjes motrës së tij (mamaja e Elsa Lilës)
Saimir Vishaj humbi jetën në moshën 60-vjeçare, pasi u rrëzua nga shkallët.

Humbja e tij ka shkaktuar dhimbje të rëndë, pasi ajo vjen në momentin kur ai sapo i kishte shpëtuar vdekjes nga sëmundja e rëndë e kancerit, të cilën e kishte mposhtur.

Historia e Vishajt është si ajo e një filmi.

Ai u bë avokat, një nga më të mirët në vend, për shkak të ngjarjes tragjike që i ndodhi motrës së tij, Evës (mamaja e këngëtares së njohur Elsa Lila), e cila u vra në vitin 1997.

Saimiri kërkonte të vinte drejtësi për të motrën, ndaj dhe i hyri kësaj rruge.

Si ndodhi vrasja

Historia e vrasjes së Eva Vishajt, zë fill më 23 maj 1997, kur ajo u gjet e pajetë, e qëlluar me një plumb në kokë pranë kilometrit të 29-të, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Hetimet për këtë ngjarje u rihapën vite më vonë dhe, në vitin 2004, Prokuroria akuzoi Albenc Agon si autor të vrasjes.

Ai u gjykua në mungesë dhe më 1 dhjetor 2005, një treshe gjyqtarësh e kryesuar nga gjyqtari Gjin Gjoni e deklaruan të fajshëm për akuzën e “vrasjes me dashje” dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”. Në bashkim të dënimeve, Ago u dënua me 20 vjet burg.

Në këtë vendim, Gjykata e kryeqytetit shqiptar arsyetonte: “Persona që njiheshin me të, po atë ditë e kanë parë viktimën Eva Vishaj në makinë tip ‘Mitsubishi’, ngjyrë qielli, që po udhëtonte në drejtim të Rrugës së Elbasanit pikërisht tek Liceu Artistik, makinë që po drejtohej nga ana e të pandehurit Albenc Ago dhe që midis të dyve rezultonte se kishte marrëdhënie të acaruara, fakt që është vënë re nga ana e këtyre dëshmitarëve”.

Pas këtij vendimi, Ago u arrestua në Itali dhe u ekstradua në Shqipëri. Në maj 2008, Gjykata e Tiranës pranoi rivendosjen në afat të dosjes.

Pas një rishqyrtimi të pjesshëm, më 17 dhjetor 2008, Apeli la në fuqi vendimin me 20 vjet burg. Rekursi i këtij vendimi nga ana e Agos nuk u pranua nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.

Më pas, Ago iu drejtua Kushtetueses, e cila në nëntor 2012 e ktheu dosjen për rishqyrtim në Apel. (Thuaje.al)

E rëndë! Humb jetën biznesmeni i njohur shqiptar. Mbeti i bllokuar tek porta dhe i ra sipër
Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Bashkim Rushani, ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së mërkurës, pas një aksidenti në vendin e punës në Casarano, në provincën e Leçes, në Itali.

Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si Contrada Spagnolo, ku 61-vjeçari, pronar i një kompanie ndërtimi, mbeti i bllokuar poshtë një porte rrëshqitëse metalike që u rrëzua papritur mbi të.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar jetën e shqiptarit. Mjekët konstatuan vdekjen e tij në vend.

Pas aksidentit, në zonë mbërritën edhe efektivët e Karabinierëve, si dhe inspektorët e SPESAL-it, strukturës italiane përgjegjëse për parandalimin dhe sigurinë në vendin e punës, të cilët po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet pritet të përcaktojnë shkaqet që çuan në rrëzimin e portës dhe aksidentin fatal që i mori jetën 61-vjeçarit shqiptar.

Top Channel

Ambasada Amerikane jep lajmin e madh për shqiptarët pas gjithë ngjarjeve të rënda: Kemi vendosur
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë bëri të ditur të mërkurën se SHBA-ja ka investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë ndaj kërcënimeve të sponsorizuara nga shtete të huaja.

Njoftimi vjen pas pjesëmarrjes së ambasadorit amerikan, Eric Wendt, në Konferencën Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, ku ai vlerësoi përparimin e Shqipërisë në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale.

Sipas ambasadorit, ky përparim lidhet edhe me përgatitjen e ekspertëve të ardhshëm të fushës, e cila po mbështetet përmes bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, përfshirë programe si CyberNext.

“Së bashku, po punojmë për të garantuar një infrastrukturë digjitale më të sigurt për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”, tha Wendt gjatë konferencës.

Investimi amerikan përqendrohet pikërisht te kërcënimet e sponsorizuara nga shtete të huaja, të cilat ambasada i paraqet si arsyen kryesore të mbështetjes. E njëjta njoftim e kornizon këtë bashkëpunim si pjesë të një angazhimi më të gjerë që përfshin edhe NATO-n.

Në njoftimin e ambasadës theksohet se bashkëpunimi mes dy vendeve synon një qëndrueshmëri më të madhe digjitale për Shqipërinë, përmes programeve të përbashkëta dhe përgatitjes së ekspertëve të rinj.

E fundit! Cfarë po ndodh në Aeroportin e Rinasit
Një stërvitje e rëndësishme kërkim-shpëtimi do të zhvillohet sot, më 4 nëntor, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, stërvitja “SAR-2026” do të zhvillohet nga ora 10:30 deri në orën 12:00 dhe organizohet nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për reagimin ndaj emergjencave ajrore.

Në këtë operacion të simuluar do të angazhohen Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Aeroporti i Tiranës (TIA), ALBCONTROL, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Kryqi i Kuq Shqiptar dhe institucione të tjera përgjegjëse për sigurinë e aviacionit civil.

Skenari i stërvitjes parashikon daljen e një avioni nga pista dhe përplasjen e tij jashtë rrethimit të aeroportit. Përmes këtij simulimi do të testohet reagimi i strukturave përkatëse, koordinimi ndërinstitucional, si dhe procedurat për evakuimin dhe shpëtimin e pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit.

Gjatë zhvillimit të aktivitetit, qytetarët që ndodhen në zonën pranë aeroportit mund të vërejnë lëvizje të shtuar të ambulancave, zjarrfikësve dhe automjeteve të tjera të emergjencës.

Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se bëhet fjalë për një stërvitje të planifikuar dhe se nuk ka asnjë situatë emergjente reale.

Stërvitja “SAR-2026” synon rritjen e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e kapaciteteve kombëtare për përballimin e aksidenteve dhe situatave të emergjencës në aviacionin civil.

Njoftimi:

Sot, më datë 4 Nëntor 2026, nga ora 10:30 deri në orën 12:00, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, do të zhvillohet stërvitja e planifikuar e kërkim-shpëtimit “SAR-2026”, e organizuar nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH), në bashkëpunim me institucionet dhe strukturat përgjegjëse për reagimin ndaj emergjencave në rastet e aksidenteve ajrore.

Në stërvitje do të marrin pjesë Forcat e Armatosura, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), Policia e Shtetit, ALBCONTROL, Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil (AKISA), Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM), Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe Kryqi i Kuq Shqiptar.

Stërvitja do të zhvillohet mbi bazën e një skenari të simuluar, që parashikon daljen e një avioni nga pista dhe përplasjen e tij jashtë rrethimit të aeroportit. Qëllimi është testimi i procedurave të reagimit, koordinimit ndërinstitucional dhe angazhimit të njësive të kërkim-shpëtimit për evakuimin dhe shpëtimin e pasagjerëve dhe ekuipazhit.

Gjatë zhvillimit të stërvitjes, qytetarët mund të konstatojnë lëvizje të shtuar të automjeteve të emergjencës në zonën pranë aeroportit. Ministria e Mbrojtjes sqaron se bëhet fjalë vetëm për një stërvitje të planifikuar dhe se nuk ka asnjë emergjencë reale.

Stërvitja synon rritjen e gatishmërisë operacionale, përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave pjesëmarrëse dhe forcimin e kapaciteteve kombëtare për përballimin e situatave të emergjencës në aviacionin civil.

Ministria e Mbrojtjes falënderon qytetarët për mirëkuptimin! GAZETA SHQIP

Forca të shtuara të emergjencave, çfarë po ndodh në Aeroportin e Rinasit

Erion Veliaj shtrohet në spital
Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor të Burgut të Fierit, i cili ndodhet brenda të njëjtit institucion penitenciar.

Lajmi është raportuar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Sipas burimeve pranë burgut, zhvendosja e kryebashkiakut të Tiranës ka ardhur pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH), si dhe ankesave të vetë Veliajt lidhur me trajtimin dhe vlerësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Veliaj ka pretenduar se gjendja e tij shëndetësore nuk është vlerësuar siç duhet, duke iu referuar edhe dëmtimeve në këmbë, të cilat, sipas tij, i ka marrë gjatë qëndrimit në Burgun e Durrësit.

Rama me një tjetër ftesë për studentët
Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga ftesa për dialog. Edhe këtë të mërkurë, kreu i qeverisë ka përsëritur thirrjen drejtuar studentëve dhe protestues për t’u ulur në tryezën e diskutimeve. Përpara godinës së

Kryeministrisë është vendosur sërish sofra e gurtë, mbi të cilën janë vendosur letrat me mbishkrimin “DIALOG”, në një tjetër përpjekje për të nxitur bisedimet mes palëve. Deri më tani, studentët kanë refuzuar ftesat e përsëritura të kryeministri

Lajm i mirë për policët/ Deri në 23600 lekë plus në muaj
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, prezantoi sot në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes projektbuxhetin e vitit 2027 për Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili parashikon një fond prej rreth 40 miliardë lekësh, me një rritje prej 12 % krahasuar me vitin 2026. Ky është niveli më i lartë i mbështetjes buxhetore për Ministrinë ndër vite dhe synon forcimin e sigurisë publike, rritjen e profesionalizmit të strukturave dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Gjatë prezantimit, ministri Demo theksoi se siguria publike nuk është thjesht një zë në buxhetin e shtetit, por një përgjegjësi themelore e qeverisjes dhe një kusht i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik, funksionimin e shoqërisë dhe besimin e qytetarëve te institucionet. Projektbuxheti i vitit 2027 mbështetet në tri prioritete kryesore: investimin te burimet njerëzore dhe punonjësit që garantojnë sigurinë çdo ditë; modernizimin e Policisë së Shtetit përmes teknologjisë, pajisjeve dhe infrastrukturës; si dhe forcimin e kapaciteteve të pushtetit vendor për ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Një nga elementet kryesore të projektbuxhetit është rritja e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, për të cilën janë parashikuar 3.3 miliardë lekë. Për 8,174 punonjës me gradën Inspektor, që përbëjnë 73% të punonjësve me grada në Policinë e Shtetit, parashikohet një rritje e pagës për gradë me 20 mijë lekë në muaj. Duke përfshirë edhe efektin e vjetërsisë në punë, rritja mesatare arrin në 23,600 lekë në muaj, ose 27%. Ndërsa për punonjësit me grada të tjera, rritja e pagës për gradë parashikohet në 15 mijë lekë në muaj, me një efekt mesatar që varion nga 8% deri në 17%, duke përfshirë edhe vjetërsinë.

Ministri Demo e cilësoi këtë vendim si një investim të drejtpërdrejtë te njerëzit që mbajnë mbi supe një përgjegjësi të rëndësishme publike, duke u përballur çdo ditë me rrezikun, kriminalitetin dhe emergjencat për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Ai nënvizoi se një Polici më profesionale, më të motivuar dhe më të përgjegjshme kërkon jo vetëm pajisje dhe teknologji moderne, por edhe vlerësim dhe trajtim dinjitoz të punonjësve të saj.

Në të njëjtën kohë, ministri theksoi se rritja e mbështetjes financiare duhet të shoqërohet me standarde më të larta profesionale, disiplinë, integritet dhe respektim të ligjit. Sipas tij, mbështetja për punonjësit e Policisë dhe llogaridhënia për çdo veprim të tyre janë dy parime që duhet të ecin së bashku, pasi qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë siguri, por edhe shërbim korrekt, profesional dhe respektim të të drejtave të tyre. Projektbuxheti 2027 synon kështu që rritja e financimit të përkthehet në më shumë siguri për qytetarët, kapacitete më të forta institucionale dhe një shërbim publik më cilësor.

Policia me “dorë të hekurt”, gjobit 36 protestues që bllokuan rrugët në Tiranë
36 protestues janë gjobitur nga policia e Tiranës pasi bllokuan rrugën gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit.

Njoftimi i policisë

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 36 masa administrative, në zbatim të Aktit Normativ.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.

Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lajmi në përditësim…