Aktivistja e njohur shqiptaro amerikane, Evi Kokalari ka hedhur akuza të rënda duke zbuluar prapaskenat më të errëta të politikës shqiptare. Sipas saj, Edi Rama dhe Sali Berisha nuk janë kundërshtarë, por partnerë të vjetër në pazaret e korrupsionit që prej 34 vitesh shkatërrojnë shtetin.
Nga kontrolli i tregut të naftës dhe shitja e tij te kompanitë ndërkombëtare, tek privatizimi i tokave shtetërore, koncesionet strategjike dhe pastrimi i parave përmes kullave në Tiranë, gjithçka përfundon në një dosje të zezë që sipas saj, pritet të gjurmohet jo vetëm nga SPAK, por edhe nga institucionet amerikane.
Ndër të tjera në shënimin e saj në rrjetet sociale, zonja Kokalari paralajmëron se Rama po likuidon bizneset dhe pasuritë e tij për të ikur i pastruar nga pushteti, ndërsa Berisha luan rolin e opozitarit fiktiv për të ruajtur ekuilibrin e vjedhjes. “Të dy janë një, dhe duhen hetuar njësoj”, thekson ajo, duke e quajtur këtë dosje një çështje që mund të çojë deri në revolucionin e vërtetë të shqiptarëve.
Ja shkrimi i Kokalarit
“Edi Rama, kontrolloi marketin e naftës për një kohë shumë të gjatë nëpërmjet ‘partnerëve’ të tij, duke e kthyer pothuajse në monopol, dhe me çmimet më të larta jo vetëm në Balkan por dhe në Europë, dhe tashti (gojët e liga thonë) po e shet atë biznes, mundësisht Shell-it (duhet konfirmuar).
Nuk mund të them sa i vërtet është ky lajm, por fakti që Rama papritur vendosi që eksportin e naftës ta bëj tashmë nëpërmjet qeverisë, qartazi flet që Rama ka filluar ‘daljen’ e tij nga qeveria Shqiptare dhe po likuidon bizneset e tija në këtë mandat. DHE KËTË DUHET TA NDALOJMË! Nëse në vazhdim, shikojmë një kompani si Shell apo diçka e përafërt, të hyj në tregun shqiptar, atëherë kjo konfirmon atë ç’ka kam thënë më lart.
Me sa kam kuptuar deri tashti (sërish duhen konfirmime të mëtejshme), qeveria jonë shiste naftën që disponon vendi jashtë shtetit dhe sillte naftë nga jashtë me çmime skandaloze për një popull që nuk e përballonte dot. Konsumatori nuk kishte zgjidhje sepse Rama e kishte kthyer pothuajse në monopol. Nëse doni një shpjegim akoma më të thjeshtëzuar:
Rama këtë mandat do ta përdorë të nxjerrë lekët e korrupsionit të tij nga Shqipëria, si e tillë do ti kaloj shumë konçesione dhe biznese shtetit dhe qeverisë – ndërkohë që privatisht del nga tregu shqiptar. Si shkruajta pak më parë, tokat në pronësi të shtetit, që mund të fusin dhe ato private që vazhdojnë mos ti kthejnë, ka filluar ti privatizoj nëpërmjet institucioneve që janë vetëm nën drejtimin e tij, pa aprovim Parlamenti dhe pa i lënë shqiptarët të marrin vendime vetë.
A po më ndiqni deri këtu?? Nëse Shell apo Exxon apo kushdo qoftë fut këmbët në Shqipëri (që do jetë mirë për çmimet), atëherë SPAK duhet të investigoj shitjen, dhe jo vetëm – por se ku shkojnë fondet nga kjo shitje duhen investiguar nga agjenci të huaja, sidomos të SHBA-s, sepse pastrim parash në Amerikë s’ka për të bërë as Rama dhe askush tjetër. Gjithsesi, meqë ngelet nëpër podkaste dhe segmente ‘live’ në internet, me shumë dëshirë do të ta ndiqja nëse mund të adresojë pikat më poshtë dhe të bëj transparencë duke dhënë detaje dhe përgjigje për:
Marrjen e këtij vendimi, pra eksporti naftës nëpërmjet qeverisë.
Pse nuk u bë për 12 vjetët e para që ishte Kryeministër?
Pse në mandatin e katërt?
Shpjegime për kontratat për furnizim të ushtrisë nga kompani ku pronar është miku i tij personal, që shumë thonë se menaxhon paranë e tij në SHBA – Ron Yeffet.
Privatizimin e pronës shtetërore dhe mundësisht të ish-pronarëve nëpërmjet institucioneve dhe mekanizmave që ai vet i ka vënë në funksionim, si ADIA (Albania Investment & Development Agency) dhe AI Corporation (Albanian Investment Corporation).
Të gjitha këto më lart, janë pjesë e një prezantimi dinjitoz që po i bëj qeverisë së Edi Ramës dhe të gjithë atyre që bashkëpunojnë ngushtë me të, korrupsionit, shkatërrimit të pronës, vjedhjeve masive nëpërmjet investimeve strategjike, pastrim parash të drogës në kullat e betonit dhe shumë raste të tjera që po i mbledh ashtu siç bëra me Berishën.
Të gjitha dosjet e korrupsionit 34 vjeçar që ka drejtuar Edi Rama & Sali Berisha (Metën e kam lënë jashtë meqë po merret SPAK me të), në të njëjtat institucione amerikane shkojnë. Ja u kam thënë më parë, Berisha dhe Rama janë një, dhe duhen luftuar në të njëjtën kohë dhe të trajtohen njësoj.
Nëse Rama vazhdon vjedhjen masive ndaj pronës së shtetit dhe të individit, nëpërmjet projekteve ‘strategjike’ që i shpik truri i tij, një revolucion në Shqipëri realisht mund të jetë e paevitueshme, dhe jo nga ‘revolucionet’ e Berishën dhe minionëve të tij. Do jetë një revolucion që s’e kemi parë që me demostratat e 1990.
Nuk mund ta lëmë këtë njëri të vjedhë çdo gjë e të ikë. Ligji dhe drejtësia në Shqipëri do të triumfojnë – kaq të jenë të sigurt Edi Rama, Sali Berisha dhe familjet e tyre!!!”, shkruan Kokalari në rrjetet sociale.