Skip to content

Një ish ministër do arrèstohet! E FORTE: Ja si Edi Rama do shpètojë Belinda Ballukun, jep dòreheqjen dhe

Gazeta Koha Jonë shkruan se pas kërkesës së SPAK drejtuar parlamentit për për heqjen e imunitetit dhe arrestiin e zv/kryeministres, burime nga mazhoranca thanë se Belinda Balluku do të japë dorëheqjen nga posti i zv/kryeministres dhe ministres, por parlamenti nuk do ta votojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Balluku.

Kjo kuptohet edhe nga reagimi i kryeministrit Rama, ku shkroi ndër të tjera se: “Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht.

Related article  53-vjecarja humb 83 kg nga pesha dhe tregon si të ndryshoni jetën tuaj për të humbur peshë

Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë,

Related article  Tragjike/ Mësuesja vr*t fëmijën 8 vjeçare në shkollë

ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi”, deklaroi Rama.

Related article  Vizë për në SHBA? Ambasada Amerikane në Tiranë njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Por Prokurori Dritan Prençi duket i vendosur t’i shkojë deri në fund hetimit me masa shtërnguese ndaj zv/kryeministres.

Të njëjtat burime thanë se pritet një përplasje e fortë mes SPAK-ut dhe mazhorancës, konkretisht kryeministrit. SPAK po përgatit edhe arrestimin e një ish-ministri të PS./KohaJonë

Published inLajme