Një rrëfim i sinqertë dhe emocional ka ardhur këtë herë nga balerini i njohur Gerd Vaso, i cili ka folur për herë të parë me kaq hapur mbi marrëdhënien dhe ndarjen nga bashkëshortja e tij, balerina e njohur Enada Hoxha.
I ftuar në “Grida Duma Podcast”, Vaso ka ndarë detaje të panjohura më parë mbi jetën e tyre bashkë, duke pranuar se gjatë gjithë lidhjes, ishte Enada ajo që kishte “fjalën e fundit” në çdo vendim të rëndësishëm, si në aspektin profesional ashtu edhe në jetën e përditshme.
Në rrëfimin e tij, Vaso tregoi se vetë ka qenë një person më i qetë, që shmangte konfliktet dhe përpiqej të ruante ekuilibrin në çift, edhe në momente kur nuk ishte plotësisht dakord me vendimet e Enadës.
Grida Duma: “Kush nga ju të dy është më i prerë, ti apo Enada?”
Gerd Vaso: “Enada ka qenë gjithmonë më e prerë, më strikte në vendime dhe në situata të ndryshme.”
Grida Duma: “Nuk duket kështu nga jashtë, duket sikur vendimet i ke marrë ti.”
Gerd Vaso: “Jo, unë s’kam marrë asnjëherë vendime. Unë bija dakord me vendimet që merrte Enada. Kishte raste që ndoshta nuk isha dakord, sidomos në punë, por unë gjithmonë kërkoja qetësinë. Nuk doja të krijoja situata.”
Deklaratat e tij kanë ngjallur menjëherë reagime të shumta në rrjet, pasi çifti Gerd Vaso – Enada Hoxha ka qenë për vite me radhë një nga dyshet më të dashura të baletit shqiptar, me karrierë të përbashkët në skenë dhe një partneritet që për shumëkënd dukej i pathyeshëm.
Në këtë intervistë të ndjerë, Gerd Vaso ka lënë të kuptohet se ndarja e tyre nuk ishte e beftë, por pasojë e dinamikave të ndryshme të karakterit dhe të mënyrës se si secili e përjetonte lidhjen.
Ai foli me respekt dhe pa asnjë notë përbuzjeje për Enadën, duke theksuar se pavarësisht ndarjes, ruan kujtime të bukura dhe mirënjohje për vitet e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit artistik.
Ky rrëfim i rrallë i balerinit të njohur hedh dritë mbi anën njerëzore dhe të brishtë të një marrëdhënieje që për publikun kishte mbetur gjithmonë në hijen e perfeksionit të skenës.
Gerd Vaso: Është shumë e vështirë të punosh bashkë. Është e bukur në fillim, gjatë rrugëtimit, gjatë rrugëtimit pastaj kupton që gjërat bëhen akoma dhe më të vështira, sepse unë në punën time, në profesionin tim nuk kam pasur gjithmonë atë, ta quajmë egoizëm në thonjëza, apo gjithmonë egoizëm për të mirë të Nadës. Nada e dashuronte baletin ekstrem, në ekstrem dhe profesioni në një farë mënyre për Enadën ishte shumë i rëndësishëm dhe primar. Për mua nuk ishte, është ajo që e nisëm në fillim, për mua ishte kishte një lloj kufiri deri këtu. Deri këtu unë mundem, përtej kësaj nuk mundem. Unë nuk mundem dot të punoj me orare që nuk më mbajnë më mua, nuk më japin më kënaqësi mua. Unë punoj aq sa ç’marr kënaqësinë përtej kënaqësive të mia, jashtë kënaqësive të mia unë nuk dal.
Grida Duma: Po jam e bindur që ti, jam e bindur ta them si për veten time, domethënë se jam e bindur se kështu më ka ndodhur mua. Kupton? Pra jam jam e bindur. sipas meje që të duhet të të ketë ndodhur që e ke bërë një sakrificë sepse e ke partnere jetë dhe në qoftë se partneri i jetës shtyhet më tej ti vazhdon të shtyhesh edhe përtej sepse të ndal nuk të ndalon dot vetja si te kushdo
Gerd Vaso: Në këtë jetë në qoftë se në një moment të caktuar në fund të fundit Nada humbi Gerdin, unë gjatë rrugëtimit tim mund të kem humbur shumë gjëra.
Grida Duma: Ashtu?
Gerd Vaso: Personalitetin tim, dinjitetin tim karakterin tim im, Gerdin që isha i vërteti, i qeshuri me miq, me shokë, me shumë gjëra.
Grida Duma: Pra ti thua…
Gerd Vaso: U fokusova në familje, u fokusova në profesion, u fokusova komplet në një jetë tjetër
Grida Duma: Dhe ndryshova nga vetja dhe thua
Gerd Vaso: dola nga vetja ime.
Grida Duma: Dole nga vetja jote?
Gerd Vaso: Patjetër që dola nga vetja, dola nga vetja ime për dashurinë, dola nga vetja ime për profesionin, për karrierën.
