Skip to content

Emri/ Atentat në Lezhë, plagoset me armë zjarri i riu. Plumb në gjoks

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditën e kësaj të marte në hyrje të Lezhës, ku ndaj një të riu është qëlluar me armë zjarri.

U bë me dije se i riu, i identifikuar si Egzon Gega, është qëlluar 3 herë dhe njëri nga plumbat e ka prekur në gjoks.

Gega është paraqitur në spitalin e qytetit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo gjendja e tij shëndetësore.

Published inLajme