Skip to content

Emrat/ Pretendonin të merrnin mandate deputeti, dorëhiqen dy kandidatët e Tom Doshit

Dy kandidatë të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit për qarkun e Lezhës janë tërhequr nga gara elektorale e zgjedhjeve të 11 majit. A2 CNN mëson se Leonard Trokthi dhe Etmond Stojani, pjesë e listës së hapur të PSD-së, kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre zyrtare në KQZ, duke e çuar në 17 numrin total të kandidatëve të tërhequr deri më tani nga gara elektorale.

Related article  Rogerti braktis shtepine e Big Brother VIP Albania!

Në dokumentet zyrtare të dorëzuara, të dy kandidatët justifikojnë tërheqjen me “pamundësi aktuale për t’u angazhuar në fushatë zgjedhore”, duke theksuar se vendimi është i parevokueshëm.

Related article  Dorëheqjet nuk kanë fund tek PD, më e votuara e qarkut largohet

Megjithatë, emrat e tyre do të vijojnë të mbeten në fletën e votimit, për shkak të afateve të shtypjes dhe shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Trokthi dhe Stojani ishin pjesë e një liste me 7 kandidatë të PSD-së për këtë qark.

Related article  'Shtet leshi!', shpërthen ish deputeti! Harxhon 4 milionë USD për kopshtin e Rames dhe ‘shuan’ zjarret me shtupe e fshesë (Video)

 

Published inLajme