“Big Brother VIP” do të nisë mbrëmjen e sotme në edicionin e tij të katërt. Të shumtë janë emrat që janë përfolur si pjesë e garës, duke bërë që të qarkullojnë tashmë disa nga emrat e konfirmuar si konkurrentë në këtë edicion.
Por në ditët e fundit, duket se lëvizje ka pasur edhe me disa nga personazhet, që janë tërhequr nga gara. Si një ndër emrat më të spikatur që përflitej si konkurrente ishte Soni Malaj. Këngëtarja e dashur për publikun, është parë shpesh në muajt e fundit në media, duke bërë që emri i saj të listohej tek ata të personazheve.

