Skip to content

Emrat/ Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, tre persona…

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem, duke shkaktuar plagosjen e tre personave nga e njëjta familje. 

Sipas burimeve zyrtare, një automjet tip Benz me targë AA 279DT, i drejtuar nga 24-vjeçari Ronaldo Shabani, ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e bllokimit të papritur të rrugës nga një tjetër automjet. 

Related article  TikTokeri i njohur Diamanti Blu sulmohet live, ja kush dyshohet pas ngjarjes (VIDEO)

Për pasojë, automjeti është përplasur, duke shkaktuar plagosjen e tre pasagjerëve që ndodheshin brenda tij: Rexhino Shabani, Alim Shabani dhe Adriatik Shabani. 

Fatmirësisht, të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin më të afërt. 
Published inLajme