Skip to content

Tragjedi në det, mbytet anija, dyshohet për 116 viktima, mes tyre edhe…

Një anije tjetër me emigrantë dyshohet se është mbytur në ujërat e Mesdheun qendror, pranë brigjeve të Libisë. Informacionet paraprake flasin për të paktën 116 viktima. Kjo u raportua nga OJQ-ja gjermane “Sea Watch”, duke cituar raporte nga Alarm Phone, një rrjet ndërkombëtar aktivistësh dhe vullnetarësh që drejton një linjë telefonike emergjence për emigrantët në vështirësi, gjatë kalimit të Mesdheut.

Lajmi është publikuar edhe nga “La Repubblica”, teksa nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Organizata u informua më 19 dhjetor se një anije ishte nisur nga porti libian i Zuwarës, me 117 persona në bord.

Related article  TRAGJIKE, makina e policise perplas per vdekje nje femije 12-vjecar

“Ne u përpoqëm vazhdimisht të kontaktonim anijen nëpërmjet telefonit satelitor, por pa sukses”, raporton Alarm Phone. “Në mbrëmjen e 21 dhjetorit, morëm informacion se peshkatarët tunizianë kishin gjetur një të mbijetuar të vetëm në një varkë druri. Burri thuhet se kishte deklaruar se ishte nisur nga Zuwara dy ditë më parë dhe se ai ishte i vetmi i mbijetuar”.

Related article  Santorini “shkundet” nga tërmeti i fortë, më i fuqishmi deri tani. Lëkundjet ndihen edhe në...

Më 21 dhe 22 dhjetor, “të ashtuquajturat roje bregdetare libiane dhe tuniziane na thanë vazhdimisht se nuk kishin lejuar askënd të zbriste gjatë atyre ditëve”.

Për më tepër, as kërkimet ajrore të kryera më 20 dhe 21 dhjetor nga avioni Frontex Osprey 4 dhe as ai i kryer më 22 dhjetor nga Seabird 3 i Sea-Watch nuk gjetën asnjë gjurmë të anijes.

Related article  ÇFARË PO PARALAJMERON ERDOGAN?! Sulmi i Trumpit mbi Iranin mund të shkaktojë FUNDIN?!

“Ne vazhdojmë të kërkojmë informacione të mëtejshme dhe shpresojmë se nuk është e vërtetë që ka vetëm një të mbijetuar”, përfundon Alarm Phone.

“Nëse kufijtë do të ishin të hapur, këta njerëz ndoshta nuk do të ishin detyruar kurrë të kalonin Mesdheun”, komenton Sea Watch. “Ne kërkojmë përgjigje. E tëra çfarë duam për Krishtlindje janë kufij të hapur!”

Published inLajme