Një burrë është ekzekutuar sot në Iran për shkak të pë-dh-nimit dhe vr@sjes së një vajze të re. Ekzekutimi u krye në provincën veriperëndimore të Azerbajxhanit Perëndimor.
Sipas prokurorit të çështjes, Naser Atambati, ekzekutimi u realizua në agim dhe në publik. Vendimi për ta kryer ekzekutimin në sy të qytetarëve u mor me kërkesë të familjes së viktimës dhe komunitetit, duke marrë parasysh ndikimin e fortë emocional që ky krim kishte shkaktuar në zonë.
Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë publikuar detaje rreth identitetit të viktimës apo autorit, moshës së saktë të vajzës, dhe as datës se kur ka ndodhur krimi i rëndë.
Sipas informacioneve zyrtare, procesi gjyqësor ndaj autorit të dënuar nisi në muajin janar. Ai u shpall fajtor dhe u dënua me vdekje në muajin mars, vendim i cili u konfirmua nga Gjykata Supreme pas shqyrtimit të apelimit të bërë nga mbrojtja e tij.
Në Iran, ligjet në fuqi parashikojnë dënim me varje për krime të tilla si vr@sja dhe pë-dh-nimi. Ekzekutimet publike ndodhin shpesh në orët e para të mëngjesit dhe konsiderohen si një formë ndëshkimi shembullor për të parandaluar kryerjen e krimeve të tjera.
Sipas organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International, Irani renditet si vendi i dytë në botë për numrin e ekzekutimeve të kryera, duke u pasuar nga Kina. Amnesty International dhe organizata të tjera ndërkombëtare vazhdimisht e kritikojnë Iranin për praktikat e tij të rënda penale dhe për numrin e lartë të dënimeve me vdekje.