Skip to content

Ekzekutohet 19-vjeçari shqiptar në Francë, miku i tij rrefen detajet rreqethese (EMRI)

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në qytetin Carcassonne në jug të Francës, ku dyshohet se viktimë e një ekzekutimi me armë zjarri ka mbetur një 19-vjeçar shqiptar. Trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e së enjtes, më 8 maj, në rrugën Diderot, në një prej lagjeve më problematike të qytetit, të njohur si “La Conte”.

Ngjarja ka marrë vëmendje edhe në mediat franceze, të cilat raportojnë për hapjen e një hetimi për vrasje nga autoritetet lokale, ndërsa identiteti i viktimës nuk është konfirmuar zyrtarisht nga organet e drejtësisë. Megjithatë, një dëshmitar shqiptar, mik i të ndjerit dhe banues në Francë, ka kontaktuar ekskluzivisht redaksinë e JOQ Albania, duke dhënë detaje tronditëse për ngjarjen dhe viktimën.

Related article  Thirrja e forte! Këto zona do preken nga shtrëngata shiu dhe..! Ja cfare na pret fundit shtatorit

Sipas dëshmisë së tij, viktima është Orgito H., një i ri nga Laçi, i cili është qëlluar në kokë me armë zjarri të tipit shotgun, duke lënë vendin e ngjarjes pa shenja jete.

“U vra nga një organizatë kriminale. Ishte vetëm 19 vjeç, shoku ynë këtu në Francë. Është qëlluar në kokë me shotgun. Familja e tij po përpiqet të sjellë trupin në Shqipëri,” – tha miku i viktimës për JOQ.

Sipas tij, të afërmit e të ndjerit janë duke u përballur me vështirësi të mëdha ekonomike për të sjellë trupin në atdhe, dhe ai i ka bërë thirrje komunitetit shqiptar në Francë dhe më gjerë për ndihmë, në mënyrë që Orgito të prehet në tokën shqiptare.

Related article  ‘Çmendet’ moti/ Stuhia e fuqishme godet këtë vend

Ndërkohë, autoritetet franceze kanë urdhëruar një autopsi për të përcaktuar zyrtarisht shkakun e vdekjes dhe për të identifikuar viktimën, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga Policia Gjyqësore e Perpignan, e cila është specializuar për raste të këtij niveli kriminal.

Ekzekutimi i të riut shqiptar, nëse konfirmohet zyrtarisht, do të përbëjë një tjetër kapitull të errët në historinë e krimeve të lidhura me rrjetet kriminale në Francë, ku shpeshherë të rinjtë emigrantë përfshihen në rrethana të rrezikshme që përfundojnë në tragjedi. Deri tani, nuk ka pasur ndonjë njoftim për të arrestuar apo pista konkrete për autorët, por pista kryesore mbetet përfshirja e një grupi kriminal të organizuar, sipas raportimeve të para.

Related article  A kërcënohet Shqipëria nga Irani për shkak të muxhahedinëve? Përgjigjet teologu shqiptar

Familjarët e Orgitos dhe miku i tij i ndjerë presin drejtësi dhe mbështetje – për një djalë të ri që, sipas tyre, ishte larguar nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë, por përfundoi i vrarë në një rrugë të huaj, larg shtëpisë.

Published inLajme