Skip to content

“Eh more Tan, ta dije ti…” , trupi i tij u nis nga Gjermania, përlot gruaja e tij me detajet

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e një operacioni të vështirë që kreu.

Lajmin e trishtë e konfirmuan bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij. “Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkroi Mirela Lame në Facebook.

Related article  Tronditet Europa dhe Britania, Trump i shokon të gjithë me veprimin e fundit

Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, ndërkohë mamaja e tij tha se ky moment i mallkuar që erdhi i shoi atë shpresë që iu ngjall dje.

“Shpresoja sepse më premtoi që do kthehej. “Nuk e kam mendjen te e nesërmja (që do operohej) jam mirë, jam i qetë, por po përqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje për Muzeun fliste. Kur Tanin të ma sjellin këtu do t’ju bëjmë të ditur procedurat e mëtejshme”, shkroi Diana Lame në Facebook.

Related article  NATO jep alarmin! Ja pse u hoqen vizat me urgjence me Bjellorusine, Edi Rama me Lukashenkon jane takuar për...

Ndërkohë, mësohet se trupi i pajetë i tij pritet të mbërrijë të shtunën në Shqipëri. Arkëmorti do të niset sot nga Gjermania në rrugë tokësore.

Një prej figurave më të njohura publike shqiptare, Artan Lame drejtoi për disa vite Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI), si dhe mbajti poste të tjera shtetërore.

Related article  FOTO / Zgjedhjet në Kosovë, vota merr dhe Gjesti

Gjithashtu, veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror.

Artan Lame ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar. Studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Published inLajme