Skip to content

Egli, xheloze? Rozana: S’mund t’i marr leje për të folur me Gjestin! Reagon këngëtari

Egli dhe Gjesti kanë pasur debate të vazhdueshme gjatë këtyre ditëve në shtëpi.

Madje, edhe raporti mes Eglit dhe Rozanës u kris dhe shkak duket se janë bërë bisedat në privatësi mes kësaj të fundit dhe Gjestit.

Egli: Kam reaguar gjithmonë kur kam qenë e përfshirë

Gjesti: Te Lori Caffe ti ishe me Jozin, s’po flisnit. Kur erdha unë dhe e ngacmova, ti ndërhyre

Related article  Dalin pamjet, Olsi Bylyku e kishte shok, ai po tenton t’i marrë ish-të dashurën?!

Egli: Reagova se këndoi këngën e ish-partnerit tim

Gjesti: Te Lori Caffe, nuk po flisnit. A ishe ulur aty? Ndërhyre pa pasur asgjë me të

Rozana: Zanafilla është që nga hedhja në pishinë me Gjestin, kisha një problem shëndetësor që e harrova për momentin dhe shkova në dush. Në darkë, më tha Egli, po ti u fute në pishinë me Gjestin. Pse Gjesti? U ndjeva keq se ma përmendi dy herë Gjestin. Unë nuk duhet t’i marr leje Eglit se kur duhet të flas me Gjestin, se Gjestin nuk e njoh nga Egli

Related article  Babai abuzoi me vajzën ne Fier, familja e së miturës zbulon një tjetër të vërtetë dritheruese

Egli: Më falni që ju kam parë kështu…

Rozana: Egli mërzitet, unë kam gjithë të drejtën e botës të flas me kë të dua. Nëse këta kanë ardhur për romanca, është një emision tjetër. Këtu kemi ardhur për t’u marrë me të gjithë. Kur kërkohen cigaret që mendohet se i ka marrë Gjesti, reagon Egli. Kur Jozi i tërheq jorganin Gjestit, reagon Egli dhe nuk lë Gjestin të reagojë

Related article  Horoskopi sipas Paolo Fox. Parja lumë dhe dashuria...

Gjesti: Egli më respekton, më bën bukë ose më lanë teshat, por ndonjëherë po mërzitet kot. Unë Rozën e shoh si motër të madhe.

 

Published inShowbizz