Egli Tako, një nga personazhet më të komentuar të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka bërë më në fund reagimin e saj të parë në rrjetet sociale pas përfundimit të rrugëtimit të saj si finalistja e katërt e spektaklit.
“Faleminderit nga zemra publiku im… ëndrra sapo ka nisur”, shkruan Egli në një postim të thjeshtë, por mjaft emocional, që përveçse falënderon ndjekësit për mbështetjen, duket se përçon edhe një mesazh më të thellë – ndoshta edhe të koduar për një person të caktuar.
Komentet dhe analizat e fansave nuk kanë munguar, sidomos për faktin që postimi i saj vjen në një moment kur fituesi i këtij edicioni, Gjesti, duket se është zhdukur nga vëmendja publike pas daljes triumfatore nga shtëpia më e famshme në vend. Ndjekësit besojnë se fjalia “ëndrra sapo ka nisur” nuk është rastësore dhe mund të jetë një thirrje e heshtur ndaj dikujt me të cilin ajo krijoi një lidhje të veçantë gjatë kohës në shtëpi.
Gjatë qëndrimit në Big Brother, Egli dhe Gjesti ndërtuan një raport të afërt dhe shpesh herë të përfolur nga publiku. Megjithëse marrëdhënia mes tyre nuk u artikulua kurrë si një histori dashurie e plotë, kimi mes tyre ishte e dukshme dhe e komentuara.
Në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë ideja se postimi i Egli Tako-s nuk është thjesht një falënderim, por edhe një sinjal publik për Gjestin, i cili pas daljes fitues, nuk ka bërë ende një reagim të qartë as për publikun dhe as për ndonjë nga finalistët.
A është ky një ftesë për një komunikim të munguar? Apo thjesht një reflektim personal mbi përfundimin e një kapitulli të rëndësishëm? Kjo mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt – Egli nuk ka thënë fjalën e saj të fundit. Dhe ndoshta, as Gjesti.
