Flet për herë të parë, Lorenc Rrapa babai i Priamit 3-vjeçar i cili u dhunua në ambientet e kopshtit privat.
“Momenti i fillimit ka qenë data 20. Kur u nisëm për të çuar Priamin në kopsht ai nuk pranoi. Unë vendosa ta bëja ditën pushim që të qëndronim me familjen. Në darkë kur nusja i bëri dush Priamit dhe shikon të krahu i majtë ishte pak i nxirë. Ai i tha “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”. Unë e dëgjova dhe e pyeta prapë kush e kishte kapur ai më tha prapë Rudi. Ai po bënte rreth 3 muaj atje. Më herët unë kam qenë në punë dhe nuk kam vënë re shenja dhunë më parë. Mendoja se e kisha lënë djalin të qetë në kopsht”, tha Lorenc Rrapa.
Pasi ka parë shenjat e dhunës dhe ka siguruar pamje filmike nga kamerat e kopshtit ku dëshmohet se edukatorja ka ushtruar dhunë ndaj 3-vjeçarit, Lorenc Rrapa ka bërë denconimin e saj në polici.
Pas kallëzimit në polici, edukatorja është hequr nga puna nga ana e pronarit.
