Skip to content

Edi Rama merr vendimin për Qeverinë e Re – Zbardhet vendimi

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste më 11 shtator. Burime pranë medias bëjnë me dije se në këtë mbledhje, Rama do të prezantojë qeverinë e re, pas fitores së PS-së në zgjedhjet e 11 majit, ku partia siguroi 83 mandate deputetësh.

Takimet paraprake dhe emrat e mundshëm

Para mbledhjes së Asamblesë, Kryeministri Rama ka vijuar takimet për të finalizuar përzgjedhjen e emrave të kabinetit të ri qeveritar. Gjatë ditës së djeshme, ai priti në zyrë disa ministra aktualë si Ministrin e Financave, Petrit Malaj, Zëvendëskryeministren Belinda Balluku, dhe Ministren e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj. Po ashtu, Rama është takuar edhe me biznesmenin e njohur, Behgjet Pacolli.

Related article  Kompozitori i njohur tregon historinë me Parashqevi Simakun kur ishim në zbor...

Hapat e ardhshëm: Konstituimi i Parlamentit

Ndërkohë që pritet të bëhen publikë emrat e ministrave, Presidenti Bajram Begaj duhet të dekretojë datën për seancën e parë të Parlamentit të ri. Sipas Kushtetutës, Begaj ka afat deri në 20 shtator për të thirrur mbledhjen e parë, e cila mund të mbahet që nga data 10 shtator.

Related article  Ekspertja e IGJEUM: Çfarë na pret me motin dhe temperaturat gjatë shtatorit

Në këtë mbledhje inauguruese, deputetët e rinj do të betohen, dhe më pas do të zgjidhet Kryetari i ri i Kuvendit. Kandidati për kryetar propozohet nga të paktën 15 deputetë dhe zgjidhet me votim të fshehtë.

Related article  Shpërthim i fortë, ka viktima dhe të plagour
Published inShowbizz