Skip to content

‘Edi Rama është i dëshperuar…’ LaCivitia: Unë dhe njerëzit që punojmë në SHBA duam të shikojmë Berishën të fitojë

Strategu amerikan Chris LaCivita ka reaguar pas sulmeve publike të Kryeministrit Edi Rama ndaj tij, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve në Shqipëri. Në një prononcim për gazetarin Çim Peka, LaCivita u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë që do të bëhej objektiv i sulmeve të një kryeministri të huaj, aq më tepër kur vetë nuk është as kandidat, as deputet dhe nuk garon për asnjë post në Shqipëri.

“LaCivita nuk është në listat zgjedhore, nuk është pjesë e fushatës si kandidat, por pavarësisht kësaj, është sulmuar në mënyrë të përsëritur nga kryeministri shqiptar. Kjo, sipas tij, tregon qartë nivelin e dëshpërimit që ka kapur Edi Ramën, i cili – siç thotë LaCivita – po përpiqet me çdo kusht të devijojë vëmendjen e publikut nga çështjet reale që përballen qytetarët.”

Related article  Zbardhet skema - Kujdes nga ky mesazh ja si po mashtrohen shqiptarët

“Më bën për të qeshur, sepse nuk kam asnjë rol elektoral. Rama është i dëshpëruar dhe përpiqet të ndryshojë temën e debatit, sepse nuk do të flasë për 12 vitet e dështimeve të tij”, thekson strategu amerikan, duke shtuar se sulmet ndaj tij janë në fakt sulme ndaj gjithë atyre që kanë kontribuar për një proces të drejtë dhe të barabartë zgjedhor.

Related article  Tragjedi në vendin me mijêra shqiptarë, çifti bie në greminë, vd*s burri! Gruaja në vd*kje klinike, humb edhe foshnjën

LaCivita pranon se e ka pritur me surprizë këtë reagim agresiv nga Edi Rama, por sipas tij, ky është një tregues i qartë i destabilitetit të kryeministrit dhe i frikës së humbjes. “Ne duam të flasim për çfarë ka ndodhur në këto 12 vite. Ai s’do. Ai zgjedh të sulmojë mua, por unë jam vetëm një nga shumë njerëz që punojnë për të mbështetur një alternativë ndryshe. Ai është thjesht i paqëndrueshëm”, u shpreh ai.

Related article  “Shpȅrthím i fʋqíshȅm”/ Pɑník në Tiranë. Çfarë po ndodh?! VIDEO dhe FOTO nga vendngjarja – Detajet e para

Ky reagim vjen në një moment tensioni të lartë politik në vend, ku Rama është përballur me një valë kritikash, sidomos pas zhvillimeve të fundit në SHBA, që hodhën hije mbi vendimin e mëparshëm për shpalljen “non grata” të liderit opozitar Sali Berisha – një tjetër element që ka shtuar dyshimet për qëndrueshmërinë politike të mazhorancës aktuale.

Published inLajme