Skip to content

‘Edhe Macron nuk fiton…’ Godet Bushati: Berisha duhet te ike por pastaj SPAK dhe TV do t’i sulen ‘Sudes me syze’…

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se PD duhet të shpërbëhet pas humbjes për herë të tretë, por shtoi se kjo nuk do të ndryshojë gjë në Shqipëri, pasi Edi Rama ka ndërtuar një regjim autokratik, që gjithmonë do t’i kundërvihet me mjete jo demokratike kundërshtarëve të tij, cilëtdo qofshin ata, përfshirë partive të reja.

Related article  FOTO - KINA niset me flotën luftarake drejt Tajvanit! PAMJET DRAMATIKE

“Dorëheqja e Berishës? Kjo s’ka për të ndodhur, por po më pyete, padiskutim duhet të ikë. Shkoj më tej, PD duhet të shpallë shpërbërjen. Nuk ekzistojmë më, dështuam tre herë. Por e di ç’do të ndodhë? Do të shohësh të gjithë, Top Channel, SPAK, Klan, do thonë për Arlindin, “Sudja me syze”, do i vijnë prokurorët. Nuk ka rëndësi është apo jo Saliu, këtu nuk lihet alternativë kundër regjimit. Edhe Macron të vijë nuk e mund.

Related article  'Përfundova në spital në gjendje të fikti 4 herë', Trondit gazetarja pasi konsumoi fileto me salmonelë!

Partitë e reja duhet të hyjnë për një gjë tjetër, për plan afatgjatë, për moshën që ka Rama… Pavarësisht se nuk ka zgjedhje, regjimet bien një ditë. Nuk do bjerë me zgjedhje por do bjerë një ditë.

Related article  TRONDIT GAZETARI - Edi Rama ne kurthin e krimit, kush jane deputetet e tyre qe do behen ministra

E vetmja e mirë që mund t’i bënte kjo shqiptarëve, ishte të mos linte këtë shumicën e thjeshtë, të mos i jepte dorë Ramës të ndërrojë gjithë këto kodet. Këtë quaj dështim të opozitës.

Nëse nuk shihni shenjat, që janë të regjimeve autoritare… Jemi në diktaturë, mblidhni mendjen, nuk keni ç’ti bëni”, tha Bushati.

Published inLajme