Skip to content

‘E verteta eshte se…’ I arrestuan burrin diten e votimeve, reagon kandidatja e PD

Bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti, Ladi Ndoja është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në Rrëshen.

Kandidatja e PD-së ka reaguar sa i përket kësaj ngjarje me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke shkruajtur se çdo vegël politike që përdor Policinë e Shtetit për interesa të pushtetit do të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim të paligjshëm.

Related article  Reagon banorja e Big Brother, pasi kapi per flokesh dhe dhunoi vajzen e burrit, ajo qe thote eshte e papritur

“Asnjë polici politike, asnjë strukturë kriminale dhe asnjë zëdhënës i krimit të organizuar nuk do të mund ta ndalë vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Ditët e frikësimit, fabrikimeve dhe shtypjes së zërit opozitar janë drejt fundit.

Ulsi Manja dhe çdo vegël politike që përdor Policinë e Shtetit për interesa të pushtetit do të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim të paligjshëm, për çdo tentativë për të frikësuar qytetarët që duan një të ardhme më të mirë.

Related article  Vdekja e familjarit të Taulant Ballës, arrestohet një person në kohë rekord. Ja për çfarë dyshohet

Këto manovra janë të dështuara sepse fuqia e popullit nuk ndalet nga asnjë makineri represive.

Ata që blenë vota dhe shantazhuan votuesit, janë të lirë dhe po rendin nga qendra në qendër votimi, Aleksander Dodaj, Renuar Kolaj dhe të gjithë kriminelët elektoral, i keni bërë llogaritë gabim.

Related article  Rrëzohet avioni, por këtë herë ndodh mrekullia e madhe! (Video)

Njëshat nuk ka regjim që i ndal! Qytetarë, mos harroni gjithçka ju kanë bërë këto 12 vite”, shkruan Hoti.

Published inLajme