Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Paris ku një nënë e re hodhi nga dritarja foshnjen e saj të porsalindur e cila gjeti vdekjen e menjëhershme.
Burimet bëjnë me dije se icidenti ndodhi në mëngjes herët në hotelin Ibis Style në arrondissementin e 20-të të Parisit, në rrugën des Réglises.
Dëshmitarët dëshmuan se dëgjuan britma dhe menjëherë alarmuan shërbimet e urgjencës.
Foshnja u dërgua me urgjencë në spitalin Robert-Debré, por përpjekjet e stafit mjekësor nuk arritën t’I shpëtonin jetën.
E reja, që ishte pjesë e një grupi studentësh në një udhëtim studimor në Paris, u dërgua gjithashtu në spital, ku pritet të kalojë një operacion pasi kishte lindur së fundmi.
Mediat lokale raportuan se foshnja ishte hedhur nga dritarja ende e lidhur me kordonin e kërthizës.
Për rrjedhojë të ngjarjes kanë nisur hetimet me akuzë “vrasje të një minoreni nën 15 vjeç,” dhe autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që vajza e re të ketë kaluar nëpër një mohimi shtatzënie.
Zyra e Prokurorisë konfirmoi se ajo është marrë në ndalim.