Skip to content

E trishtë! Humb jetën 15-vjeçari nga aksidenti në Fier

Fierin e ka goditur një tragjedi pas lajmit se një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai ishte plagosur rëndë në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmjen e së premtes në “Qafën e Koshovicës”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, kur një automjet doli nga rruga, u përmbys dhe la katër persona të bllokuar brenda. Pas përplasjes, makina filloi të lëshonte tym, duke krijuar një situatë të rrezikshme.

Akt heroik i efektivit të policisë, Klajdi Mustaj

Në vendngjarje ndërhyri menjëherë efektivi i policisë, Klajdi Mustaj, 26 vjeç, i cili me guxim u fut në automjetin e dëmtuar dhe me tym për të nxjerrë personat e bllokuar. Ai arriti të shpëtojë tre prej tyre, duke shmangur një tragjedi edhe më të madhe. Për aktin e tij heroik, Mustaj u vlerësua publikisht edhe nga drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Fatkeqësisht, 15-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa i gjithë komuniteti i Fierit është në zi për humbjen e të riut.

Published inLajme