Skip to content

E trishtë/ E moshuara ndërron jetë e braktisur në banesë

Një tjetër rast i dhimbshëm i vetmisë dhe braktisjes së të moshuarve është shënuar në Korçë.

Një 71-vjeçare, Zana Qendro, është gjetur e pajetë në banesën e saj në zonën e njohur si “Dritat e verdha”.

Kanë qenë anëtarë të Shoqata e Jetimëve Dega Korçë, pjesë e së cilës ishte edhe e ndjera, ata që janë interesuar për të dhe më pas kanë konstatuar vdekjen e saj në apartament

Related article  E trishtë! E reja shqiptare humb jetën trɑgjíkísht jashtë vendit

Pas njoftimit, policia ka kryer verifikimet përkatëse, duke e cilësuar ngjarjen si vdekje natyrale.

Megjithatë, ajo që e bën edhe më të rëndë këtë rast është fakti se pas procedurave fillestare nuk ka pasur reagim nga institucionet përkatëse për trajtimin e mëtejshëm të trupit të së moshuarës.

Related article  E trishte, legjenda e muzikes shqiptare humb jeten papritur

Nga Shoqata e Jetimëve Dega Korçë është bërë apel që 71-vjeçarja të mos mbetet e harruar, por të përcillet me dinjitet, sado modest, në banesën e fundit.

Related article  E fshehta që përndjek Berishën, çohet në Apelin e GJKKO dosja me prova bombë dhe dëshminë e…

Një thirrje që rikthen në vëmendje dramën e heshtur të shumë të moshuarve që jetojnë dhe largohen nga kjo botë në vetmi.

 

Published inLajme