Emisioni “Me Zemër të Hapur” në një nga televizionet kombëtare trajtoi së fundmi historinë e dhimbshme të një çifti të divorcuar, ku në qendër të diskutimit ishin akuzat për dh*në fizike dhe konfliktin e vazhdueshëm për pronësinë e banesës.
Familja e ish-bashkëshortit u ankua pranë redaksisë së emisionit duke pohuar se ish-gruaja e tij ka ushtruar dh*në fizike ndaj tij dhe aktualisht po e mban me forcë shtëpinë, e cila sipas tyre, është trashëgimi nga babai i tij dhe në pronësi të përbashkët edhe me motrat dhe vëllezërit e tij. Në emision u shfaq edhe një video ku burri shihet duke u ofenduar rëndë dhe dh*nuar fizikisht nga ish-gruaja, video e cila përmban gjithashtu fjalor denigrues dhe poshtërues ndaj tij.
Gjatë rrëfimit të tij në studio, 38-vjeçari ka folur për njohjen me ish-bashkëshorten dhe periudhën fillestare të martesës së tyre, të cilën e ka përshkruar si të lumtur. Ai pranoi se me kalimin e kohës, marrëdhënia e tyre kishte filluar të përballej me debate dhe mosmarrëveshje.
Sipas tij, dyshimet në marrëdhënien e tyre kishin filluar pas një vizite të ish-bashkëshortes në vendin e punës së saj, ku ai pretendon se ajo ishte vonuar dhe ishte paraqitur nga dera e pasme. Ai gjithashtu theksoi se ajo kishte mbajtur distancë me familjarët e tij, ndryshe nga ai, i cili kishte një marrëdhënie normale me prindërit e saj.
“Për momentin jam mirë dhe e kam marrë veten. Unë kam dyshuar edhe për një tradhti nga ana e saj sepse kam kuptuar edhe dy mashtrimet e saj. Aktualisht po jetoj me qira ndërsa ajo jeton me dy fëmijët tek prindërit e saj. Unë jam njohur me ish-bashkëshorten në vitin 2008 pasi isha kthyer nga Greqia. Ne kemi pasur një biznes, dhe ajo ishte edhe shoqja e motrës time. Unë i formalizove marrëdhënien me të pasi pak kohësh dhe më pas shkuam në Greqi ku jetuam prej 2 vitesh. Më vonë pas një krize, u rikthyem dhe jetuam tek zona e Laprakës. Unë e kam vuajtur shumë 5 muajt e fundit. Para disa vitesh kishim një martesë të lumtur, por herë pas here kishim edhe debate si të gjithë çiftet. Unë kam pasur një marrëdhënie normale me familjarët e saj, përveç me motrat e saj pasi besoj se ato mund ta kenë fryrë kundër meje. Ndërsa ajo mbante distancë në marrëdhënien me familjarët e mi. Kriza midis nesh vazhdoi, kur pasi ishte kthyer nga Gjermania, kisha disa disa kohë që nuk kisha punë. Një ditë shkova tek puna e saj dhe ajo nuk ndodhej aty, dhe dëshiroja t’i bëja një surprizë dhe t’i thoja se kisha gjetur një punë, por ajo nuk ndodhej aty dhe kishte hyrë nga dera mbrapa. Më vonë unë fillova të kisha disa dyshime”, ka rrëfyer 38-vjeçari.
Gjatë bisedës në studio, ai shtoi se aktualisht nuk ka një vendbanim ku të flejë, pasi policia e ka nxjerrë nga banesa ku ish-gruaja jeton me fëmijët, e cila ai pretendon se është trashëgimi nga babai i tij. Ai gjithashtu pohoi se kishte lexuar biseda të shkëmbyera mes ish-gruas dhe një personi tjetër, duke e shtyrë atë të kërkonte divorcin, pasi ajo shmangte dhënien e përgjigjeve për dyshimet e tij rreth një tradhtie të mundshme. Ai theksoi se banesa ku ajo jeton me fëmijët është pronë e tij, si trashëgimi nga babai.
Kjo histori e ndarë në emisionin “Me Zemër të Hapur” sjell në vëmendje çështje të ndjeshme si dh*na në familje, divorci dhe mosmarrëveshjet për pronësinë, duke reflektuar realitete komplekse dhe të dhimbshme të jetës së përditshme.