Skip to content

E rende! VR*TET KRYEBASHKIAKU

Një tjetër akt tronditës dhune politike goditi Meksikën qendrore, ku kryetari i bashkisë së qytetit Pisaflores, Miguel Baena, u vra të hënën nga persona të armatosur ende të paidentifikuar.

Sipas njoftimit të autoriteteve lokale, kryebashkiaku, i cili ishte pjesë e Partisë së Gjelbër dhe anëtar i koalicionit qeverisës, u qëllua me armë zjarri ndërsa ndodhej në një rrugë të qytetit. Policia konfirmoi se trupi i tij kishte pësuar të paktën pesë plagë të rënda nga plumbat, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Related article  Meteorologia Porja jep parashikimin e bujshëm: Ja ç'na sjell fundjava

Autorët e krimit u larguan menjëherë nga skena dhe aktualisht janë në kërkim nga forcat e rendit.

Partia e Gjelbër reagoi me indinjatë ndaj ngjarjes, duke e quajtur vrasjen një “akt të ulët dhe burracak” dhe duke i bërë thirrje institucioneve ligjzbatuese të veprojnë me shpejtësi për të zbuluar autorët dhe për t’i vënë para drejtësisë.

Related article  Ylli Merja: Si të kuroni gjëndrën tiroide me bimë medicinale

Kjo vrasje është pjesë e një serie sulmesh ndaj zyrtarëve lokalë në Meksikë, ndërsa vendi përballet me valë të larta dhune politike, sidomos në prag të proceseve zgjedhore dhe krizave të sigurisë në disa rajone.

Related article  Jozi bën deklaratën e fortë: “Rozana çfarë s’ka bërë poshtë jorganit me këtë banor…”

Published inLajme