Skip to content

E rëndë/ Vritet gazetari i medias së njohur

Një gazetar i Al Jazeera u vra në një sulm izraelit në Rripin e Gazës. “Ahmed al-Lukh u vra sot, të dielën, në një bombardim izraelit,” tha rrjeti, duke shtuar se sulmi kishte në shënjestër kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të enklavës së rrethuar.

Dëshmitarët thanë se tregu i kampit u godit, duke vrarë pesë persona, përfshirë kameramanin dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Numri i gazetarëve palestinezë që janë vrarë gjatë luftimeve në Rripin e Gazës arrin në 195 .

 

Published inLajme