Skip to content

E RËNDË / U largua nga banesa 4 ditë më parë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në pemë te liqeni i Farkës

Një 25-vjeçar i larguar nga banesa e tij katër ditë më parë është gjetur i pajetë ditën e sotme në Tiranë.

Policia thotë se 25-vjeçari me inicialet K.H ishte larguar nga banesa në datën 19 janar, ndërsa sot ai është gjetur i pajetë, i vetëvarur në një pemë në zonën e liqenit të Farkës.

Related article  Mot i keq, rrugët kthehen në lumenj

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë me datë 19.01.2025, për largimin nga banesa të shtetasit K. H., 25 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Shtetasi K.H, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në zonën e Liqenit të  Farkës.

Related article  Telefonata me Putin në kulmin e t℮nsion℮v℮, Trump habit me deklaratën: Ai më…

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Published inLajme