Skip to content

E rende! Tre turiste futen per t’u lare ne det por… (FOTOT)

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, së bashku me Policinë Kufitare, u shkuan sot në ndihmë tre shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin në det në Velipojë.

Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të tre shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin, pasi ishin duke u larë në thellësi.

Related article  Zbulohen Vip-at me te cilet festonte Rozana e zh.veshur. Fotot dhe emrat

Tre turistët ishin duke u larë në thellësi dhe nuk po mundnin të dilnin në breg, për shkak të dallgëve të forta.

Related article  Habit Mero Baze, sulmon Ramën dhe merr ne mbrojtje Metën e Veliajt, SPAK-u, armiku i ri i gazetarit

Menjëherë u angazhuan shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, të cilat, me mjetin lundrues “Skaf”, lokalizuan shtetasit që rrezikonin të mbyteshin dhe bënë të mundur kthimin e tyre të sigurt në breg. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Related article  I FUNDIT - Ngjarje tragjike ne vend, humbin jeten dy persona ne lule te rinise (FOTOT)

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë siguron se vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë, 24/7, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.

Published inShowbizz