Skip to content

E rëndë! Shpërthim në fabrikë, ka viktima

Të paktën dy punëtorë kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi tragjik në fabrikën Clairton Coke Works, në pronësi të US Steel, e cila ndodhet rreth 25 kilometra larg qytetit të Pitsburgut.

Sipas zëdhënësit të policisë së Qarkut Allegheny, James Mandalinski, shpërthimi ndodhi “në sektorin e brendshëm ku ndodhen bateritë e uzinës së prodhimit të koksit”. Përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit bënë të mundur gjetjen e trupave të dy viktimave dhe shpëtimin e një punëtori të tretë, i cili ishte raportuar i zhdukur.

Reagimi i kompanisë dhe hetimet në vazhdim

Drejtori i Përgjithshëm i US Steel, David Burritt, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe theksoi rëndësinë e sigurisë në punë. “Puna që bëjmë është e rëndësishme dhe shpesh e vështirë, por ajo nuk duhet të bëhet kurrë – në asnjë rrethanë – në kurriz të sigurisë së punëtorëve tanë,” tha ai.

Kjo fabrikë, e cila punëson rreth ë1,300 punëtorë, është objekti më i madh industrial në SHBA për shndërrimin e qymyrit në koksi, një komponent thelbësor në prodhimin e çelikut. Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të panjohura, ndërsa autoritetet po bashkëpunojnë ngushtë me kompaninë për të kryer hetimet e nevojshme.

Published inLajme