Skip to content

E rëndë në Tiranë, i moshuari tenton që t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë

Një 71-vjeçar ka tentuar që t’i japë fund jetës ditën e djeshme duke u hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte.

Policia bën me dije se 71-vjeçar me iniciale E. Ç., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Related article  Shqiptari tenton të rrëmbejë 3 fëmijë – i dehur, pa patentë dhe në arrati si në film

“Më datë 14.03.2025, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, është hedhur nga kati i 3-të i banesës shtetasi E. Ç., 71 vjeç,  i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related article  Video që po çmend rrjetin! vajza e Dr. Florit këndon këngën e të atit në skenë!

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Published inLajme