Skip to content

E rëndë në Tiranë, 21-vjeçari hidhet nga ura

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një i ri është hedhur nga lartësia e një ure në rrugën “Mysym Keta”.

Bëhet fjalë për shtetasin J. B., 21 vjeç, i cili sipas Policisë, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. 21-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën

Policia e Tiranës thotë se po punohet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Related article  Tërmet në Greqi. Ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra
Published inLajme