Skip to content

E rëndë në Shqipëri – Ambasadori gjendet i pajetë në dhomën e hotelit – Detajet e para

Ish-diplomati gjerman, Werner Daum, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare në Shqipëri, vend ku shërbeu si ambasador i Gjermanisë mbi tre dekada më parë. Ai u gjet i pajetë në dhomën e hotelit ku po pushonte në zonën e Golemit.

Mësohet se trupi i tij u zbulua në orët e mëngjesit nga sanitarja e hotelit. Dyshimet e para të autoriteteve lokale sugjerojnë se shkak i vdekjes mund të ketë qenë një infarkt, duke marrë parasysh faktin se Daum kishte histori shëndetësore me probleme të zemrës dhe merrte medikamente përkatëse.

Werner Daum ishte një figurë e njohur në historinë e marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, pasi shërbeu si ambasador i Gjermanisë në Tiranë nga viti 1987 deri në 1990. Kjo periudhë kohore konsiderohet vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, duke paraprirë ndryshimet e mëdha politike dhe shoqërore të viteve ’90.

Related article  Zgjohet me sy të nxirë, burri shpërthen në lot kur sheh shënimin e gruas së tij

Një nga momentet më të rëndësishme të mandatit të tij ishte eksodi masiv i shqiptarëve në ambasadat e huaja në Tiranë në korrik të vitit 1990. Në atë kohë kritike, ambasadori Daum dha urdhër stafit të ambasadës gjermane që të mbante dyert hapur, duke mirëpritur sa më shumë shqiptarë që kërkonin strehim dhe shpresë për një të ardhme më të mirë. Ky veprim e bëri atë një figurë të respektuar dhe të dashur për shumë shqiptarë.

Related article  Ditari i prostitutës moldave, çfarë më bëri shqiptari nuk do ta harroj kurrë

Werner Daum ishte kthyer në Shqipëri pas 35 vitesh, në një vizitë që tragjikisht u mbyll me humbjen e jetës së tij. Vetëm pak kohë para se të ndërronte jetë, ai kishte dhënë një intervistë për Top Channel, ku shprehu dashurinë e tij të veçantë për Shqipërinë dhe popullin e saj.

“E adhurova këtë vend, sepse është i mrekullueshëm. Por, ndoshta edhe më shumë, adhurova popullin e tij. Dhe e ndjeja, e perceptoja prej gati një viti, që nga fillimi i 1989-tës, se po piqeshin kushtet për një revolucion. Njerëzit kishin ndryshuar. Nuk kishin më frikë totale nga reagimi i regjimit. Gati çdo muaj e ndjeja gjithnjë e më shumë atë frymë rebelimi, atë dëshirë për të dalë nga shtypja. Dëshira për të jetuar të lirë, për të qenë të lirë të takoheshin me të tjerët, për të udhëtuar jashtë vendit, për të përmirësuar kushtet ekonomike, e gjitha kjo po rritej jo gradualisht, por me hapa gjigantë”, kishte deklaruar Werner Daum, duke lënë pas një kujtim të veçantë për kontributin e tij në ditët e vështira për Shqipërinë.

Related article  Mësues historie prej shume vitesh në Shqipëri, por edhe narkotrafikant (Detajet)
Published inLajme