Skip to content

E rëndë në Gjermani, gjendet e vrare në pyll një 28-vjeçare shqiptare (Emri dhe detajet)

Një 28-vjeçare shqiptare është vrarë me armë zjarri në Gjermani më 5 qershor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Wadern, në shtetin e Saarland-it. Lajmi është raportuar nga mediumi gjerman Bild, i cili shkruan se trupi i pajetë i gruas është gjetur pranë një pylli, afër autostradës midis Hermeskeil dhe Nonnweiler.

Related article  EMRAT- Me pranga në duar dhe kokën ulur, sillen nga Dubai 3 'ushtarët' e Talo Çelës, RENEA blindon aeroportin e Rinasit (VIDEO)

Autoritetet gjermane dyshojnë se vrasjen e ka kryer një shtetas gjerman, 34 vjeç. Ai është arrestuar mbrëmjen e së njëjtës ditë nga Policia e Saarland-it në lagjen Wadrill të Wadern.

“Përmes hetimeve intensive, një burrë 34-vjeçar nga Saarland u identifikua si i dyshuar. Policia e Saarland e arrestoi atë mbrëmë në lagjen Wadrill të Wadern”, ka njoftuar Shtabi i Policisë së Trier.

Related article  'Atij djali do...' Tha se babai i Stresit po shkon të lypë leket e djalit! Sali Lushaj shperthen ndaj Veleshnjes!

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur të enjten rreth orës 05:30 të mëngjesit. Deri tani nuk ka informacion zyrtar për natyrën e plagëve apo shkakun e saktë të vdekjes.

Related article  Pse ja dogji eurovizionin Elvana Gjatës, Jonida Maliqi. Zbulohet mashkulli që i futi në sherr dhe video intime

Sipas policisë, viktima dhe i dyshuari njiheshin me njëri-tjetrin. Në momentin e arrestimit, policia ka gjetur edhe armë zjarri te i dyshuari, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim. Hetimet mbi motivin e mundshëm dhe rrethanat e plota të kësaj vrasjeje tragjike janë ende në zhvillim.

Published inLajme