Skip to content

E rëndë: Ja se çfarë i tha shqiptari që vrau gruan djalit të tij pas aktit

Mësohet se një vrasje e rëndë ka ndodhur në qytetin Thannhausen, në Gjermani.

Një 54-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Mësohet se çifti është nga Rahoveci, por jeton në Gjermani.

Related article  Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktorja e njohur (Foto)

Mediat gjermane kanë raportuar se, në qytetin Thannhausen të Gjermanisë, paraditen e të mërkurës, një i dyshuar 54-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 55-vjeçare.

Mësohet se çifti është nga Rahoveci, kurse inicialet e emrit të të dyshuarit janë B.N., ndërsa të viktimës L.N., transmeton Albinfo.

Related article  “Messi i vogël”/ 4-vjeçari Keyan Emini, futbollisti i vogël që po bën xhiron e rrjetit

Referuar mediave në Gjermani, të cilat citojnë autoritetet policore atje, pas vrasjes së bashkëshortes, dorasi kishte thirrur me telefon djalin e tij dhe i kishte thënë: “Ta vrava nënën”.

Related article  Goditet Tom Doshi para zgjedhjeve, Edi Rama i con mesazhin e fshehte: Burgu eshte...

Më pas, djali kishte njoftuar policinë, e cila menjëherë, bashkë me ekipet e tjera emergjente, kishte shkuar në vendngjarje.

Published inLajme