Skip to content

E RËNDË! Godet rrufeja. Vdes bariu dhe 20 kokë bagëti

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit, ndërkohë që viktima po ruante bagëtitë e tij.

Related article  Ndahet nga jeta njeriu model i Tiranes

Burime nga Policia e Pogradecit kanë konfirmuar se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale L.Ç., i cili ishte duke punuar si bari. Përveç humbjes së jetës së tij, rrufeja ka shkaktuar edhe ngordhjen e rreth 20 krerëve bagëti të imëta që ai ruante.

Related article  Egli merr surprizën e papritur në “Big Brother VIP”, takohet me ish-partnerin Olsi Bylyku: Erdha të të them disa fjalë zemre, nuk kam mundur…

Menjëherë pas njoftimit, një grup hetimor ka mbërritur në vendngjarje. Ekspertët po punojnë për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të konfirmuar zyrtarisht shkakun e vdekjes. Kjo ngjarje e rrallë dhe tragjike ka shkaktuar trishtim në komunitetin lokal.

Related article  E verteta e madhe, Diellza qenka e vertete dhe pas daljes nga BBVIP, Gjesti i ka dhuruar...
Published inLajme