Skip to content

E rëndë/ Gjendet trupi i pa jetë i një personi në një depo uji

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zheje të Mamurrasit, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në një depo uji që ishte në proces ndërtimi.

Sipas informacioneve të para, trupi i 60-vjeçarit me iniciale M. K. u gjet rreth orës 10:00 të paradites së kësaj të mërkure nga punonjësit në sipërfaqen e depos, e cila ishte e thatë, pa ujë.

Policia e Lezhës njoftoi zyrtarisht për ngjarjen: “Rreth orës 10:00, në sipërfaqen e një depoje (pa ujë, aktualisht në ndërtim), në fshatin Zheje, Mamurras, është konstatuar nga punonjësit, trupi i pajetë i shtetasit M. K., rreth 60 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupin, i cili është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim.”

Nga hetimet e deritanishme, policia dyshon se shtetasi M. K. ka rënë aksidentalisht në sipërfaqen e depos. Grupi hetimor po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti tragjik. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes së 60-vjeçarit.

Published inLajme