Skip to content

E rëndë – Gjendet një person i v*** në mes të Tiranës, ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qendër të Tiranës, pranë stadiumit “Air Albania”, ku një person është gjetur i pajetë në trotuar.

Sipas burimeve të para policore, viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Dëshmitarët në vendngjarje kanë treguar se personi po ecte në këmbë kur papritur është rrëzuar në tokë dhe nuk ka dhënë më shenja jete.

Related article  Diell apo Shi? Vjen parashikimi i Motit për 5 ditët në vijim, ja cfarë pritet sipas sinoptikanes deri ditën e martë..

Forcat e Policisë së Tiranës mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet e para hetimore. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes.

Related article  E fundit! Mega operacion nga SPAK! Kush është miku i Berishës që u arr*stua për kr*min e rëndë

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të ndarjes nga jeta.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek kalimtarët që ndodheshin në zonë në momentin e incidentit, ndërsa për disa minuta është vështirësuar edhe qarkullimi në rrugët përreth stadiumit.

Related article  Rrjeti surprizohet nga kënga e re e Parashqevisë (Video)

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që nëse kanë informacione për identitetin e viktimës, të kontaktojnë me numrin e urgjencës 112 ose në komisariatin më të afërt.

Published inLajme