Skip to content

E rëndë/ 16-vjeçarja lind foshnjën në banesë dhe e fsheh trupin e pajetë në një…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku trupi i pajetë i një foshnje është gjetur në ballkonin e një shtëpie, në një pallat Aler, një kompleks banesash publike, në Sesto San Giovanni në Milano.

Mediat vendase raportojnë se foshnja ishte sjellë në jetë nga një vajzë 16-vjeçare, e lindur në Itali nga një familje me kombësi të huaj.

Trupi i pajetë është gjetur i mbështjellë me peshqir dhe i futur në një kovë, nga bluzat e bardha të urgjencës, të cilët ndërhynë pas një denoncimi nga fqinjët që dëgjuan thirrjet e vajzës për ndihmë. Sipas asaj që mësohet, e reja ndodhej në shtëpi me nënën e saj dhe ishte vajza që tregoi se ku ndodhej trupi. Bluzat e bardha tentuan ta risillnin foshnjën në jetë, por pa sukses.

Related article  'Vellai im dragua', Rrëfimi i Danielës në “Ferma VIP”: Ja çfarë thotë feja për 'njerëzit 'dragonj'

Prokuroria e Monzës u informua për ngjarjen dhe do të urdhërojë një autopsi për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një abort spontan dhe nëse foshnja lindi e vdekur apo u vra nga 16-vjeçarja. Gjithashtu, po punohet për të kuptuar nëse familjarët kanë pasur dijeni për shtatzëninë apo jo.

Related article  Ambasadorja izraelite në Tiranë trondit me paralajmërimin: Ja çfarë kërkon ti bëjë Irani-Shqipërisë! Kujdes, ata janë...

Një fqinj tha: “Nuk e kuptova se ishte shtatzënë. Pashë nënën dhe vajzën të hipën në ambulancë dhe pashë policinë”.

Në momentin e lindjes, në fakt në shtëpi kanë qenë vetëm nëna dhe vajza, ndërsa jashtë babai dhe vëllai i 16-vjeçares.

Related article  Zbulohet prapaskena, kush është kandidatja që Shkëlzen Berisha po përgatit fshehurazi për ta vendosur…

“Njerëz të ndershëm”, i përshkroi gruaja familjen e 16-vjeçares, duke shtuar se ajo nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së vajzës dhe nuk kishte parë shenja të dukshme se ajo ishte shtatzënë.

Published inLajme