Skip to content

E plotë/ Si e shtynë drejt tentativës së vetëvrasjes policin që arrestoi djalin e Samir Manes – Historia

Histori e tentativës së vetëvrasjes së efektivit të policisë Azbi Spahiu, i cili ndaloi djalin e Samir Manes, tregon edhe njëherë nënshtrimin e shtetit përballë fuqisë së oligarkut.

Ngjarja nis orët e vona të së dielës, kur Martin Mane, nën drejtimin e një automjeti, përplas dy makina të parkuara në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet, pranë parlamentit.

Aty pranë ndodhej një patrullë policie e komisariatit numër 1 që ka konstatuar aksidentin. Veprimet e mëtejshme proceduriale kanë dashur që të njoftohet oficeri i policisë gjyqësore. Në vendngjarje mbërriti Azbi Spahiu, i cili ka kërkuar që sipas procedurës, meqë kemi të bëjmë me aksident rrugor, të bëhet testi i alkoolit për drejtuesin e mjetit. Djali i Samir Manes ka kundërshtuar. Në këto kushte, Spahiu ka kërkuar që Martin Mane të shoqërohej në komisariat.

Burime thanë se ka pasur një hezitim nga ana e efektivëve të tjerë për të shoqëruar djalin e oligarkut.

Në fund, testi është kryer dhe është konstatuar se Martin Mane ishte i dehur në timon kur përplasi dy mjete të tjera të parkuara.

Favorizimi i djalit të oligarkut

Megjithatë, Martin Mane është shoqëruar, por fill më pas, çuditërisht, është lënë i lirë.

Në raste të ngjashme, standardi është i tillë: Shoferët që konstatohen të dehur në timon arrestohen dhe më pas është gjykata e cila vendos vijimin e arrestit, apo cakton një masë më të butë sigurie duke liruar të dyshuarin. Kodi Penal përcakton që i ndaluari del për masë në gjykatën kompetente (në rastin konkret Gjykata e Tiranës) brenda 48 orëve nga momenti i arrestimit.

Por, me djalin e Samir Manes ndodhi ndryshe. Siç mësojmë, Martian Mane u lirua me urgjencë mëngjesin e së hënës pas një urdhri të prokurorisë së Tiranës, vetëm pak orë pasi aksidentoi dy mjete në gjendje të dehur.

Related article  Humb jetën tragjikisht 32-vjeçari shqiptar në Greqi! Sapo ishte martuar (foto)

Maska foli me ekspertë të fushës, të cilët ngritën dyshime se në këtë rast kemi bëtë bëjmë me favorizimin e drejtuesit të mjetit, duke shkelur ligjin.

Policia mungesë transparence

Ngjarja u raportua fillimisht nga mediat dhe vetëm disa orë më pas, policia e Tiranës doli me një njoftim të shkurtër mbi atë që kishte ndodhur.

Duke iu referuar me iniciale Martin Manes, në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia deklaroi: “M.M., 28 vjeç, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur 2 automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Disa metra më tej, pas ndalimit nga punonjësit e Policisë, 28-vjeçari i ka kundërshtuar ata për kryerjen e testit të alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur; Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Policia e Tiranës nuk sqaroi se pse Martin Mane u la i lirë fill pasi “u arrestua” dhe as nuk përcaktoi akuzat penale që u ngritën ndaj djalit të oligarkut.

Presioni që çoi në tentativën e vetëvrasjes

Ajo që ndodhi më pas është akoma më alarmante. “Maska” mëson se  Azbi Spahiu, i cili u mor me ‘letrat’ e ngjarjes, është thirrur të raportojë nga eprorët. Burime thanë se atij i është ushtruar presion vetëm sepse kishte zbatuar detyrën që ia përcakton ligji dhe nuk kishte mbyllur një sy për djalin e oligarkut.

Presioni dhe kërcënimet që mori nga shefat kanë rënduar psikololigjikisht efektivin, i cili ndërmorri më pas aktin e rëndë që mund ti merrte jetën.

Related article  E fundit! Dy plumba në zyrë! Ja kush janë personat që sulmuan PSD E Tom Doshit

Ai dyshohet se u hodh nga lartësia në një përpjekje për ti dhënë fund jetës, por ndoshta një fuqi hyjnore deshi që efekti të mbetej në jetë. Azbi Spahiu i mbijetoi rënies dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Edhe në këtë rast, policia reagoi me një njoftim të ‘thatë’ vetëm pas raportimit të rastit në media.

“Më datë 15.01.2025, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një komunikatë që ngre dyshime se ka dashur të fshehë ngjarjen, duke e paraqitur si aksidentale dhe jo një tentativë vetëvrasje.

E vërteta në fakt, është ndryshe, të paktën siç formësohet nga të dhënat e rastit. Akti nga efektivi është marrë në kushte të rënduara psikologjike, i shtyrë nga presioni që është ushtruar ndaj tij për arrestimin e djalit të oligarkut. Burime thanë për “Gijotina” se këtë hipotezë e mbështesin edhe komunikimet me djalin e tij që jeton jashtë vendit, të cilit efektivi i ka zbuluar se ka pasur presione e kërcënime.

Gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton mbi zhvillet në drejtësi dhe kronikën e zezë, konfirmoi në një emision televiziv mbrëmjen e djeshme këtë version të fakteve. Ajo deklaroi se Azbi Spahiu, para se të hidhej nga lartësia, i ka dërguar mesazhe të birit, ku i thotë se duan t’i shkatërrojnë karrierën.

Related article  E fundit! Nuk dha lekët! Shteti shqiptar i bën ‘gjëmën’ Elon Musk: S'do mundet dot të

Heshtje nga institucionet

E gjithë historia është mjegulluar me një heshtje në sinkron të autoriteteve të rastit.

Policia ka dalë me reagime të vonuara dhe të cunguara, ndërsa prokuroria që urdhëroi lirimin e djalit të oligarkut, nuk ka denjuar të bëjë asnjë reagim për rastin. Prokuroria nuk ka sqaruar se cili ishte prokurori që liroi djalin e Samir Manes dhe p ë r cilat arsye ligjore. Mungesë e plotë transparence!

Agjencia e Mbikëqyrje Policore gjithashtu. Në disa media online u raportua se kishte nisur një hetim disiplinor për efektivin që guxoi të arrestonte të birin e Samir Manes. AMP nuk i konfirmoi dhe as i mohoi raportimet. Institucioni, nga një ent që ka për detyrë të kontrollojë sjelljen ligjore të policisë, u kthye në të dyshuar si shantazhues ndaj efektivit Azbi Spahiu.

Historia nuk u përcoll për publikun nga pjesa dërrmuese e mediave. Televizione kombëtare, gazeta dhe shumë media online nuk raportuan asnjë resht për djalin e oligarkut që i dehur në timon u bë shkaktar i një aksidenti, për policin i cili u shty drejt vetëvrasjes vetëm sepse kreu detyrën. Paratë ndoshta, i vlerësuan më shumë se sa misioni për të thënë të vërtetën.

Nuk u ndjenë as shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të efektivë të policisë, Avokati i Popullit, deputetët që pretendojnë se përfaqësojnë zgjedhësit, apo selitë e huaja diplomatike që flasin për suksese në sistemin e drejtësisë.

Për çudi heshti edhe opozita, ajo që në prag fushate, premton se pasuritë e vjedhura nga oligarkët, do t’ua kthejë shqiptarëve.

Published inLajme