Skip to content

E PAPRITUR, Të ftuarës i bie të fikët LIVE në studio, shtanget prezantuesi (VIDEO)

Një ngjarje e papritur dhe tronditëse ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “Night Thursday” në Fox News, kur Camryn Kinsey, ish-pjesëtare e administratës Trump, humbi ndjenjat papritur teksa ishte në intervistë live me gazetarin Jonathan Hunt. Incidenti, i transmetuar në kohë reale, la të shtangur jo vetëm prezantuesin, por edhe miliona shikues në SHBA dhe më gjerë.

Kinsey ishte ftuar për të komentuar diferencat ideologjike mes presidentit aktual Joe Biden dhe paraardhësit të tij Donald Trump, por në një moment të papritur, ndërsa po artikulonte mendimin e saj, fjala i ngatërrohet dhe ndalet në gjysmë:

Related article  Emri/ Atentat në Lezhë, plagoset me armë zjarri i riu. Plumb në gjoks

“Ideologjia është aty ku… Nuk ka të bëjë me ëëë…” – tha ajo, përpara se trupi i saj të lëshohej dhe të binte nga karrigia, duke zhdukur momentalisht nga ekrani figurën e saj.

Pamja e rrëzimit të Kinsey e la gazetarin Jonathan Hunt të shtangur për disa sekonda. I habitur dhe pa reaguar menjëherë në mënyrë standarde për situata emergjente, ai shqiptoi:

“O Zot i madh…”

Vetëm pas ndërhyrjes së një anëtari të stafit që nxitoi për t’i ardhur në ndihmë Kinsey-t, Hunt u kthye drejt kamerës për t’iu drejtuar publikut me një deklaratë të shkurtër:

Related article  E fundit! Ish Agjenti i SHISH që vrau të dashurën dhe nënën merr LAJMIN e ZI, cpo ndodh ne jeten e tij

“Pra do të marrim ndihmë për Camryn… më lejoni të kthehemi te Lydia… në fakt, do të bëjmë një pushim këtu. Do të kthehemi menjëherë.”

Pas ndërprerjes për reklama, prezantuesi informoi publikun se Camryn Kinsey ishte në gjendje të qëndrueshme dhe po merrte ndihmë mjekësore nga ekipi i ndihmës së shpejtë pranë studios. Ende mbetet e paqartë shkaku i rënies së të fikëtit, dhe asnjë informacion zyrtar nga Kinsey apo stafi i saj nuk është dhënë deri tani.

Related article  Tronditet toka, tërmeti i fuqishëm prek vendin

Reagimet e shikuesve nuk vonuan dhe platforma X (ish-Twitter) u mbush me komente, shqetësime dhe kritika – jo vetëm për ngjarjen e papritur, por veçanërisht për mënyrën si Fox News dhe prezantuesi e trajtuan momentin.

“E frikshme! Pse nuk e ndaloi intervistën menjëherë? Pse nuk thirri ndihmën me zë të lartë?” – shkruan një përdorues. “U shtanga! Duket sikur po flisnin për një defekt teknik, jo për një njeri që sapo humbi ndjenjat në transmetim live,” – reagoi një tjetër.

Published inLajme