Skip to content

E papritur! Rama ‘i shkon’ në shtëpi Ilir Vrenozit, ajo që bën demokrati i lë gazetaret pa fjalë

Ilir Vrenozi, i njohur si zëri shpotitës i rrjeteve sociale dhe tribunave online, u shfaq sot në emisionin “7pa5” me të njëjtën dozë ironie dhe vetëdije që e karakterizon. Në mënyrën e tij teatrale, Vrenozi hyri në studio duke kënduar “Përsëri ne humbëm” – një refren që për të përmbledh qartë realitetin e opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit.

“Jam i djathtë me origjinë, por kur humb, duhet ta pranosh si burrë,” deklaroi ai, duke bërë thirrje për vetëreflektim në radhët e opozitës dhe një ndarje përfundimtare nga mentaliteti i mohimit dhe alibive.

Related article  Votat e diasporës permbysin rezultatin në Kukës! Ja kush rimerr mandatin e deputetit

Vrenozi kritikoi pa rezerva bashkëpunimin me Ilir Metën, të cilin e cilësoi si “difekti i parë i së djathtës”, duke kërkuar që opozita të rikthehet te vlerat, morali dhe një identitet i qartë politik: “Nuk mund të pretendosh të fitosh me paterica që të kanë rrëzuar më parë”.

Related article  E dhimbshme, Burri i Grida Dumes vdiq ne diten me te keqe te jetes, ja cfare i kishte ndodhur ate dite

Kur u pyet për refuzimin e ftesës së Edi Ramës për kafe, ai u përgjigj me humorin që e ka kthyer në ikonë virale: “Jam pak i sëmurë. Nëse vjen te dera, do bie dera vetë. Do i them: nuk jam!”. Ai theksoi se nuk e konsideron veten të shitshëm dhe se çdo dalje pranë Ramës, pas humbjes, do interpretohej si tradhti ndaj demokratëve.

Megjithatë, shtoi me sinqeritet se një ftesë për podcast nga Rama, po të vinte përpara zgjedhjeve, do ta kishte pranuar. “Do shkoja të thoja çfarë mendoj. Tani që humbëm, s’dua të duket sikur u shit Iliri”, sqaroi ai.

Related article  Deklarata e papritur e Laert Vasilit: Vjen e më thotë që është i yti..

Në fund, Vrenozi e mbylli me një goditje të drejtpërdrejtë për lidershipin aktual të PD-së:
“Po të isha në vend të doktor Berishës, do kisha ikur që në 2023. E lexova votën e popullit. Ata që nuk e lexojnë, humbasin sërish.”

Published inLajme