Skip to content

E papritur! Pas paqes, Trump lëshon ‘silurën’ ndaj Iranit: Ju bombardoj sërish nëse…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Iranit, duke kërcënuar publikisht se do të urdhërojë bombardime të reja ndaj vendit nëse Teherani nuk ndërpret programin e tij të pasurimit të uraniumit.

Gjatë një konference shtypi, Trump theksoi se nuk do të hezitojë të marrë këtë vendim nëse shërbimet e inteligjencës amerikane arrijnë në përfundimin se Irani po avancon drejt prodhimit të armëve bërthamore me qëllime të dyshimta.

Related article  Refuzoi ta lexonte para banorëve, ZBARDHET letra e Gjestit : O drita ime, ti je vetëm e imja!

“Nëse Irani vazhdon me pasurimin në nivele shqetësuese, urdhri për bombardim do të jepet pa hezitim,” deklaroi Trump, duke sinjalizuar se Shtetet e Bashkuara kanë humbur durimin me veprimet e Iranit.

Presidenti Trump iu përgjigj gjithashtu deklaratës së Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili më herët kishte pohuar se Irani kishte dalë fitimtar nga konflikti i fundit. Trump e hodhi poshtë këtë pretendim si të pavërtetë.

Related article  E trishte! Ndahet nga jeta biznesmeni i pasur shqiptar vetem 46 vjec (Foto)

“Pësove një disfatë dërrmuese. Edhe Izraeli u shkatërrua, të dy palët u shkatërruan,” tha Trump me një ton të ashpër, duke mohuar çdo fitore iraniane.

Lidhur me armëpushimin e arritur në fillim të kësaj jave, Presidenti Trump u shpreh se ishte koha e duhur për t’i dhënë fund luftës. Ai theksoi se paqja është ende e mundur, por vetëm nëse Irani ndalon provokimet dhe aktivitetet e pasurimit bërthamor.

Related article  Si kurre me pare, Olta Gixhari publikon foto me te dashurin e saj, e mbante sekret...

Deklarata e presidentit amerikan vjen në një moment të tensionuar në Lindjen e Mesme dhe ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim të madh mundësinë e një përshkallëzimi të krizës në rajon.

Published inLajme