Skip to content

E papritur, Gjon Shkambi rikthehet ne vendin ku nipi vrau gjyqtarin Kalaja, ja cfare kerkon

Në Apeli rikthehet nesër Gjon Shkambi, por kësaj here jo për pronat, por si person që kërkon t’i hiqet masa e sigurisë lidhur me vrasjen e gjyqtarit kalaja. Nipi i tij, Elvisi nuk e ka ankimuar vendimin e shkallës së parë duke u pajtuar me masën arrest burg pa afat.

Gjon Shkambi kërkon në Gjykatën e Apelit, një masë më të butë sigurie nga arresti me burg. Kërkesa e tij, do të shqyrtohet nesër, në të njëjtën Gjykatë, ku më 6 tetor, nipi i tij,Elvis Shkambi, qëlloi për vdekje me armë gjyqtarin Astrit Kalaja.

Related article  'Rama-Berisha, do ju shkrijne, do ua bejne si...' Spahiu ben paralajmerimin e forte per partite e reja

Seanca pritet të nisë në orën 10:00 me gjyqtar relator Gent Shala. Nipi 30-vjeçar,Elvis Shkambi, gjithashtu në paraburgim, nuk e ka apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Related article  Tragjike/ Nëna e re 19-vjeçare dhe foshnja e saj e porsalindur humbin jetën: Mori antibiotikë sepse…

Me armën që arriti të fusë brenda në sallën e gjyqit, ai plagosi edhe dy persona, babë e bir, nga pala kundërshtare.

Bashkë me Gjon Shkambin . Apeli do të shqyrtojë edhe ankimimin e bërë nga Banush Koxhaj, ky i fundit punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit, i cili u arrestua për shpërdorim detyre.

Related article  SHBA mbeshtet Berishen nje dite para protestes per zgjedhjet? DASH ben deklaraten e forte

Gjyqtari Kalaja u vra më 6 tetor, kurElvis Shkambi bashkë me xhaxhin e tij Gjonin ku prisnin një vendim sa i takon konflikteve që kishin me 31 familje për çështje pronësie. Pasi gjyqtari Astrit Kalaja vendosi kundër tyre, Elvisi nxjerr nga brezi një armë zjarri dhe qëllon mbi Kalanë duke e lënë të vdekur në vend.

Published inLajme