Skip to content

E papritur! Berisha e PËRJASHTON nga lista, “shpërthen” Dash Sula: Nuk do ta gëzoni…

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka bërë të ditur se është përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputet.

Sula ka bërë të ditur se ai është njoftuar nga kampi i Berishës se nuk do të kandidojë në Qarkun e Elbasanit, pasi atij i është thënë se “je SPAKIST”.

Deputeti demokrat thekson se është përjashtuar nga lista për shkak se ndan mendim ndryshe nga Sali Berisha i cili e quan SPAK-un një “organizatë kriminale”.

Related article  ‘Përvëlohet’ Shqipëria' - E premtja dita më e nxehtë, nuk do ta besoni, ja sa do të shënojë termometri

Gjithashtu Sula e mbyll mesazhin e tij duke paralajmëruar se ata që po “përpilojnë listën” e deputetëve nuk do t’i gëzojnë votat e demokratëve.

Sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme, sepse jam “SPAKIST”. Për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështjetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së. Kam besuar dhe besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë ti bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situatë. Në fund kam edhe një mesazh për ata që janë ngujuar në kullë e po bëjnë listën e qarkut të Elbasanit, jo kushdo që do të futet në atë listë të mbyllur mund t’i gëzojë votat e demokratëve të Elbasanit, Peqinit, Cerrikut, Belshit dhe Gramshit. Keq më vjen, por nuk i keni bërë mirë llogaritë…”, shkruan ndër të tjera Dash Sula.

Related article  Sali Berisha nxjerr mesazhet personale me Edi Ramen: Ja si me k rcenoi para disa ditesh, por u pendua kur

 

Published inLajme