Skip to content

E pabesueshme ajo që ndodh në ndeshjen Shqipëri-Sebi!

Pjesa e parë e ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0. Takimi ka qenë tepër intensiv dhe i mbushur me raste e tension në fushë, por pa finalizime.

Momenti më kritik i këtij 45-minutëshi erdhi në fundin e pjesës së parë, kur Shqipëria fitoi një penallti pas një faulli ndaj Hysajt. Megjithatë, Rey Manaj nuk arriti ta konkretizojë, pasi goditja e tij u ndal nga portieri serb Petrovic në minutën 45+1.

Kuqezinjtë nisën ndeshjen me iniciativë, duke rrezikuar që në minutën e parë me një goditje nga distanca e Shehut, e cila përfundoi jashtë kuadratit. Manaj ishte ndër lojtarët më aktiv në repartin ofensiv, ndërkohë që në minutën e katërt kërkoi faull pas një ndërhyrjeje në mesfushë, por arbitri lejoi vijimin e lojës.

Related article  Ngjarje e rëndë në vend! Gjendet i vd*kur një 23 vjecar, ja cfarë raportohet

Atmosfera elektrizuese në stadium u ndërpre për pak çaste nga një thirrje e zyrtarëve të ndeshjes, të cilët iu drejtuan tifozëve shqiptarë për të ndalur hedhjen e sendeve në fushë, në mënyrë që të shmangeshin ndëshkimet për Kombëtaren.

Rritja e intensitetit u ndje ndjeshëm pas minutës së 15-të. Pavloviç u ndëshkua me karton të verdhë për një faull ndaj Brojës, ndërsa i njëjti dënim iu dha edhe kapitenit shqiptar, Berat Gjimshiti. Në minutën e 23-të, Asllani fitoi një goditje dënimi pranë zonës kundërshtare, por ekzekutimi nuk solli rezultat.

Related article  Tirana nuk gjen rehat, të shtëna me armë zjarri si nëpër filma

Broja shpërtheu nga e djathta në minutën e 30-të, por nuk mori faullin e pretenduar. Shqipëria fitoi goditjen e parë nga këndi në minutën e 32-të pas një aksioni të Arbër Hoxhës, por sërish pa sukses. Një gjuajtje nga distanca e Laçit në minutën e 34-të u ndal nga portieri Petrovic, ndërsa në minutën e 36-të, Manaj nuk e shënjestroi siç duhet portën pas një krosimi nga Hoxha. Ajeti provoi gjithashtu me kokë në minutën e 43-të, por pa rrezik real për portën serbe.

Related article  “Si ua dhashë anglezëve vajzën time dhe s’e pashë më”, flet pas 23-vitesh nëna nga Kuçova

Në minutat shtesë, Shqipëria pati shansin më të mirë të pjesës së parë për të kaluar në avantazh. Pas një ndërhyrjeje ndaj Hysajt brenda zonës, arbitri akordoi penallti për kuqezinjtë, por Rey Manaj nuk arriti të mposhtte Petrovic.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, duke lënë gjithçka të hapur për pjesën e dytë të kësaj sfide delikate dhe me rëndësi të madhe për kualifikimin në Botërorin 2026.

Published inLajme