Skip to content

‘E kritikoi per…’ E turpshme, kryebashkiaku i Rames fton ne duel tek e tek qytetarin

Një ngjarje e paprecedentë me përmasa të një skandali institucional ka përfshirë kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai, pas publikimit të një videoje që e vuri në qendër të vëmendjes për shkak të performancës së tij në një takim zyrtar mes autoriteteve shqiptare dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Në pamjet e publikuara nga mediat dy ditë më parë, Isai dallohet për përdorimin e një anglishteje të dobët dhe për një përmendje të pazakontë të ish-presidentit amerikan Donald Trump, në një kontekst që lidhej me tema të ndjeshme si integrimi europian, ekonomia dhe ndryshimet klimatike. Këto momente u bënë shpejt objekt ironie në rrjetet sociale, ku qytetarët shpërthyen në kritika dhe meme, duke vënë në pikëpyetje seriozitetin e përfaqësuesve lokalë shqiptarë në takime me partnerët ndërkombëtarë.

Por ajo që ndodhi më pas, përtej gafës gjuhësore, është ajo që vërtet ngre alarmin.

Related article  Debat shokues në BBV/ “Mos e do se e ke vrimën e madhe”/ Fute bananen ne goje, se ke ardhe me rrit pazarin 

Një qytetar, i zhgënjyer nga sjellja dhe fjalori i Isait gjatë takimit, ka lënë një koment kritik në një postim në Instagram. Në vend që të reflektonte apo të ruante etikën institucionale, kryebashkiaku ka zgjedhur të hakmerret në mënyrë private. Ai i ka dërguar qytetarit një mesazh direkt në “Direct Message” në Instagram, duke e fyer me një gjuhë rrugësh, poshtëruese dhe të papërshtatshme për çdo qytetar, e aq më pak për një përfaqësues publik.

Redaksia jonë ka në dorë pamje të mesazheve, të dërguara nga vetë qytetari, ku Isai përdor etiketime të ulëta dhe ofendon rëndë, duke kaluar çdo kufi të sjelljes së pranueshme për një funksionar publik.

Për më tepër, ai e fton qytetarin në një përballje “tek e tek”, duke e kthyer një debat qytetar në një lloj sfide personale që i ngjan më shumë një sherri banale të lagjes, sesa një reagimi të civilizuar institucional. Fjalori i përdorur nga kryebashkiaku lë pak vend për interpretim – bëhet fjalë për një reagim emocional, agresiv dhe aspak të denjë për një drejtues bashkie.

Related article  Burri godet me thikë nga komshiu pas sherrit për parkimin – Detajet e para

Ky incident ngre pikëpyetje serioze mbi maturinë, profesionalizmin dhe etikën e përfaqësuesve lokalë që në vend të transparencës dhe përgjegjësisë, zgjedhin arrogancën, hakmarrjen dhe ofendimin si mënyrë komunikimi me qytetarët që u paguajnë rrogën.

Ndërkohë që integrimi europian dhe respektimi i standardeve të qeverisjes së mirë janë objekt diskutimi në tryeza të nivelit të lartë, sjellja e kryebashkiakut Isai tregon një realitet tjetër: një pushtet lokal të papjekur, që nuk toleron asnjë kritikë, dhe që përballë opinionit ndryshe reagon si një adoleshent impulsiv dhe jo si një administrator publik.

Related article  'Mbaj mend vetëm...' Dua Lipa ndihet shqiptare, ndersa ky 'kengetari' u largua në vitin 1997 dhe ndihet grek

Në çdo vend serioz, një zyrtar që flet në këtë mënyrë me qytetarët do të përballej me masa disiplinore, në minimumin etik do të kërkonte ndjesë publike. Por në Shqipëri, ku arroganca shpesh maskohet si “karizëm” dhe shfaqja zë vendin e substancës, përgjegjësia zyrtare mbetet një koncept në krizë.

Erion Isai nuk është më aktori që bën batuta në skenë – është një kryebashkiak, një zyrtar i zgjedhur që përfaqëson një bashki të tërë dhe duhet t’i përgjigjet qytetarëve me respekt, jo me fyerje. Dhe ky incident duhet të shërbejë si një thirrje për reflektim: jo vetëm për të, por për gjithë klasën politike që harron shpesh se është në detyrë, jo në show.

Published inLajme