Skip to content

E konfirmojnë autoritetet: COVID është rikthyer në Shqipëri! Ja çfarë po ndodh

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Eugena Tomini, ka deklaruar se në javët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.

Në një intervistë televizive, Tomini theksoi se aktualisht nuk ka asnjë element që lidhet me nënvariantin e ri të raportuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë më shumë kujdes me higjienën personale, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të nxehtë vere.

“Është variant, i cili po monitorohet dhe vlerësohet me interes nga strukturat ndërkombëtare. Çdo nënvariant i ri monitorohet. ISHP vijon monitorimin e gripit dhe Covid-19 në mënyrë paralele. Vetëm javët e fundit kemi pasur 6 raste Covid-19 të konfirmuar, dhe asnjë element mbi karakteristikat të një nënvarianti të ri,” u shpreh Tomini.

Related article  A eshte trembur Altin Dumani? SPAK “zb*thet” përballë qeverisë! Ajo cfare u zbulua eshte e rende

Ajo shtoi se ISHP është në koordinim të vazhdueshëm me strukturat ndërkombëtare dhe se situata nga vlerësimi epidemiologjik është e qetë. Megjithatë, Tomini theksoi se në sezonin e verës, masat e kontrollit respirator dhe higjienik duhet të jenë të shtuara. “Edhe pse nuk jemi në sezon gripi, Covid-19 ka treguar se është prezent gjatë gjithë vitit, e kemi prezent dhe do ta kemi gjithmonë,” tha ajo.

Related article  Ja kush eshte 13 vjecarja shqiptare qe iu mor jeta sot pa pikën e fajit, prinderit me zemren cope...

Drejtoresha e ISHP-së këshilloi qytetarët të kenë kujdes me etiketën e shenjave respiratore si rrufa, dhimbje koke, temperaturë, të cilat janë karakteristike për çdo virozë. Ajo theksoi se për të shmangur infektimin e të tjerëve, baza duhet të jetë higjiena personale dhe etiketa respiratore.

Tomini gjithashtu bëri të ditur se alergjitë e stinës dhe infeksionet respiratore janë prezente, por numri i tyre është i ulët krahasuar me periudhën e pikut. Infeksionet, tha Tomini, janë kryesisht pulmonare, shpesh të shkaktuara nga ndryshimet e temperaturave.

Related article  Horoskopi Javor - zbulo parashikimin e yjeve per shenjen tende

“Nuk kemi viroza të tjera, s’kemi konfirmuar grip në survejancën të sindromit të ngjashëm me gripin. Vetëm 6 raste nga buletini i fundit i ISHP janë me Covid. Alergjitë e stinës apo elementë të tjerë të infeksioneve pulmonare që vijnë si pasojë e ndryshimit të temperaturave. Infeksionet respiratore janë prezent por në numër të ulët sesa në periudhën kur është piku janar-shkurt,” përfundoi Tomini.

Published inLajme