Skip to content

“E kaluara që na intrigon…”, Meri Shehu paralajmëron shenjat për javën e fundit të vitit

E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu bëri parashikimin për javën e fundit të Dhjetorit, por dhe të viti që po lemë pas për shenjat e zodiakut. Sipas saj kjo javë do të jetë pak më vështirë sepse planeti i fatit, Jupiteri në Binjak kundërshtohet me Saturnin në Peshk, kështu jo pak shenja do të kenë momente të vështira. Megjithatë çastet erotike nuk kanë sesi të mungojnë.

Related article  I hodhi alkol në fytyrë Gjestit, Zarf i Zi për Gertën?!

“Është një nga javët e rëndësishme sepse është muaji i festave. Krishtlindjet i kemi para. Ky muaj ka qenë i vështirë sepse kemi pasur dy planete të kundërt edhe Marsin të kundërt e kemi akoma në Luan, kështu që dashuria, gëzimi dhe hareja duket sikur marrin një energji të çuditshme dhe kthehemi tek e kaluara. Është e kaluara që na intrigon më shumë, por jo gjithmonë e kaluara është simbol i mirë për të ardhmen. Megjithatë aty do të ngelemi këtë vit, tek e kaluara. Por, kishim Mërkurin e kundërt në shenjën e Shigjetarit, që tashmë nuk e kemi më dhe jemi më të çliruar në komunikim. Kjo javë është pak e vështirë si destinacion dhe si filozofi, sepse Jupiteri në Binjak kundërshtohet bindshëm me Saturnin në shenjën e Peshqve. Kështu që Peshqit, Binjakët, Virgjëreshët dhe Shigjetarët do të kenë një moment të vështirë. Të mos e marrin me shumë hov, por të jenë të përqendruar në planet e projektet e tyre sepse diçka mund t’ju refuzohet apo t’ju kthehet mbrapa”, tha astrologia.

Related article  “A do thërrisni më ‘jam krenar që jam shqiptar?'”- Shkrimi prekës i Aida Shtinos për Parashqevinë

Published inShowbizz